U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm

U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm

Pamje nga zjarret në anijen greke, pas sulmit nga rebelët Houthi

Jemen- Katërmbëdhjetë zjarre ndriçojnë kuvertën e cisternës pa komandant dhe pa më ekuipazh.

Anija greke “Sounion” që transportonte ngarkesë nafte, u godit dhe dëmtua rëndë nga një sulm i rebelëve Houthi në Jemen, në ujërat e Detit të Kuq gjashtë ditë më parë.

Tani ajo po kërcënon të bëhet një nga katastrofat më të këqija mjedisore në historinë e marinës ndërkombëtare. Gjithashtu sepse rimorkiatorët që mund të shuanin flakët dhe ta tërhiqnin atë në portin e parë të sigurt, deri më tani nuk kanë mundur të afrohen, për shkak të rrezikut për të qenë vetë objektiva e raketave dhe dronëve të rebelëve apo milicisë jemenase, shkruan “La Repubblica”.

Anija ka të imbarkuara një milion fuçi naftë me peshë 150,000 tonë, e cila ka filluar të derdhet në det.

“Rreziku është real dhe numërimi mbrapsht ka filluar. Nuk dihet saktësisht se sa kohë do të na duhet për të parë njollën e errët të përhapur rreth formës së anijes së ngarkesave që mban flamurin helen, 274 metra e gjatë, 50 metra e gjerë dhe, për momentin, e ankoruar në thellësitë e detit jugor. Por Bashkimi Evropian tashmë po lëviz për të organizuar një operacion të përbashkët shpëtimi me marinën saudite. Qëllimi është të tërhiqet Sounion në portin e Jeddah, sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan gazeta.

Një operacion që gjeti, mbrëmjen e djeshme (28 Gusht), edhe marrëveshjen e rebelëve Houthis. Sipas OKB-së, ata ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm. Ngarkesa ndodhet në zonën jugore të Detit të Kuq, pranë Hodeidah, qyteti port i Jemenit. Flakët shihen nga larg prej gati një jave, në ngushticën e Bab El-Mandeb dhe në Gjiri i Adenit, ku rebelët e kanë kthyer si “fortesë” të tyre.

Edhe Pentagoni është përfshirë në operacion, por përpjekja për të dërguar dy rimorkiatorët dështoi më herët. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, i telefonoi dje ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani për të negociuar, duke vlerësuar faktin se Italia ka marrëdhënie të mira diplomatike me sauditët, jemenasit, kinezët dhe aktorë të tjerë rajonalë.

Anija greke “Sounion” operohet nga Delta Tankers, me seli në Athinë. Ajo u sulmua mbrëmjen e 21 gushtit dhe lundronte pa armaturë sigurie. Ekuipazhi është transferuar në Xhibuti dhe është i sigurt.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon