Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje. Një mjet tip golf ka goditur një person i cili udhëtonte me biçikletë, duke sjellë për pasojë humbjen e jetës së këtij të fundit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në aksin rrugor Lushnje-Fier, në afërsi të vendit të quajtur "Pushimi i shoferit".
Edhe pse i aksidentuari u dërgua menjëherë në spitalin e Lushnjës nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra, të cilat i kanë kushtuar jetën. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se drejtuesi i mjetit, i identifikuar me inicialet A.D., është shoqëruar në Komisariat, e ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës.
Lajmi kryesor:
Dy të vdekur nga aksidentet në Lezhë dhe Fier! Në Lushnje plagoset rëndë 40-vjeçari (VIDEO)








