Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi një vinç ndërtimi ra mbi një tren në lëvizje në verilindje të Tajlandës.

Ndërkohë 80 persona të tjerë janë plagosur pasi vinçi goditi një nga vagonët, duke bërë që treni të dilte nga shinat dhe të merrte flakë, tha policia për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ministri i Transportit Piphat Ratchakitprakan tha se në tren ndodheshin 195 persona dhe se ai po udhëtonte për në provincën Ubon Ratchathani.

Ai tha se ka urdhëruar një hetim për aksidentin, ndërsa përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.

Vinçi po përdorej në punimet në një projekt hekurudhor me shpejtësi të lartë në distriktin Sikhio të provincës Nakhon Ratchasima, rreth 143 milje në verilindje të Bangkokut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:15
Vinçi ra mbi trenin në Tajlandë, shkon në 29 numri i viktimave

1768382653_treniaksident.JPG

Ka shkuar në 29 numri i viktimave në incidentin e ndodhur në Tajlandë, ku një vinç ra sipër një treni, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Vinçi ra mbi tren dhe goditi një nga vagonët e tij. Kjo shkaktoi daljen e trenit nga shinat dhe një zjarr të vogël, tha policia për agjencinë e lajmeve Reuters.

Autoritetet vendase kanë bërë thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e personave përgjegjës para drejtësisë.