U godit pas ndeshjes Flamurtari - Vllaznia, arbitri bën kallëzim penal

Ashtu siç patën paralajmëruar, gjyqtarët e ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, e luajtur në Vlorë dhe e kontestuar shumë nga tifozët vendas, kanë denoncuar dhunën ndaj tyre. Ka qenë vetë gjyqtari anësor Ilir Tartari, i shtruar në spital dhe i çarë në vetull nga goditja e personave të paidentifikuar, që ka bërë kallëzim penal përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Në kallëzim, gjyqtari Tartari ka shkruar të gjithë ngjarjen. Sipas tij, ai ka shkuar në dhomën e gjyqtarëve menjëherë pas ndeshjes, duke kaluar përmes korridorit të stadiumit. Por në atë moment është shfaqur presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili siç rrëfen Tartari, hyri nga dera kryesore dhe replikoi me policët dhe i kërcënoi që policia të mos bëjë asnjë veprim mbrojtës.



(Kallëzimi penal i arbitrit Ilir Tartari)

Duke replikuar me ata, gjyqtari anësor pretendon në kallëzimin e tij, se një person e ka goditur në fytyrë. Ky person, sipas gjyqtarit, ishte i shoqëruar nga Sinan Idrizi.

Menjëherë u krijua një rrëmujë dhe gjyqtari për t’u mbrojtur ka shkuar në dhomën e arbitrave. Por Tartari pretendon se pa hapur derën, një tjetër person e ka goditur me grusht, duke i çarë vetullën mbi syrin e djathtë.

Nuk përfundon këtu peripecia, sepse gjyqtari ka shkruar në kallëzimin e tij se edhe Sinan Idrizi ka tentuar ta qëllojë me shkelm, por nuk ia doli. “Unë kërkoj që personat që më goditën për shkak të detyrës sime si arbitër ndërkombëtar të ndiqen ligjërisht”, - thotë në padinë e tij Ilir Tartari.

Tashmë çështja nuk është vetëm sportive, por edhe penale, ku Prokuroria ka nisur hetimet dhe pritet që personat e tjerë të dëshmojnë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë