Pentagoni ka publikuar emrat e katër nga gjashtë ushtarëve amerikanë që u vranë gjatë luftës me Iranin.

Ushtarët e identifikuar janë:

Kapiteni Cody A. Khork, 35 vjeç, nga Winter Haven, Florida

Nënoficeri i Klasës 1 Noah L. Tietjens, 42 vjeç, nga Bellevue, Nebraska

Nënoficeri i Klasës 1 Nicole M. Amor, 39 vjeç, nga White Bear Lake, Minnesota

Specialisti Declan J. Coady, 20 vjeç, nga West Des Moines, Iowa

Pentagoni njoftoi se të katër u vranë nga një dron iranian që goditi vendin ku ata po punonin në Port Shuaiba, Kuvajt, të dielën. Të gjithë ishin rezervistë të Ushtrisë Amerikane, të caktuar në Komandën e 103-të të Mbështetjes në Des Moines, Iowa.


Lajmi kryesor:

Liban, 11 të vrarë nga sulmet izraelite! Valë masive goditjesh ndaj Teheranit, Irani: Kemi nën kontroll Ngushticën e Hormuzit