Edi Rama e quajti “tollovi” të gjithë zhurmën e krijuar prej bllokimit të juglindjes së vendit dhe sipas tij pa asnjë bazë të vërtetë se rrëshqitja e dherave në aksin Librazhd-Prrenjas erdhi si pasojë e aferave korruptive dhe neglizhencës së autoriteteve.

Kreu i qeverisë pa nga afër rrugën provizore të ndërtuar si emergjencë kalimi deri në përfundimin e rrugës alternative, poshtë Urës së shembur të Dragostunës, dhe sqaroi se projekti i korridorit të VIII nuk ishte shkaku.

“Aksi i ri nuk është i ndërtuar këtu, gjurma është këtej nuk ka lidhje me atë atje. Kjo është një rrëshqitje e shkaktuar nga shirat. Një plagë e kësaj natyre ku mjafton të vish ta shohësh dhe kupton menjëherë se ku je dhe s’ka dorë njeriu që ta ketë shkaktuar, kthehet në burim helmimi të vazhdueshëm të opinionit publik",- tha Rama.

Në daljen e parë krah Ramës, ministri i ri i Infrastrukturës Enea Karakaçi, dha garanci se puna për korridorin e tetë, vijon, përveç..."E vetmja ndalesë ka qenë në këtë aksin këtu dhe do të vazhdojë derisa të ndërtohet rruga sekondare 1.3 kilometra. Të gjitha segmentet e tjera po ecin sipas fazave të afateve kontraktore".

“Zona ka patur rrëshqitje historike”, tha Ardian Bylyky, Drejtor i Institutit të Gjeologjisë.

 

Ndërsa Ami Kozeli, kreu i ARRSH-së përsëriti edhe një herë se rrëshqitja nuk ka ndodhur për shkak të marrjes së inerteve pranë lumit Shkumbin.

“Marrja e inereteve ka qënë më tutje. Rrjedha e lumit ka qënë në rrjedheje normale dhe kemi qënë përballë një erozioni të vazhdueshëm lumor”,- tha Kozeli.

Garancinë se shembja e rrugës erdhi si pasojë e reshjeve të shumta dhe jo prej korrupsionit Rama e dha edhe njëherë tjetër në takimin me përfaqësuesit e bashkisë së Prrenjasit dhe Librazhdit,

“Një rrebesh balte të jashtëzakonshëm të prodhuar nga makineria e baltës politike e mediatike që ka tundur 700 tenxheret me gjithfarë shpifjesh, akuzash e fantazish se me demek, u shemb rruga nga korrupsioni ndërkohë që është shumë e qartë që segmenti është i vjetër dhe rrëshqitja lidhet me një fenomen tërësisht natyror",- tha Rama.

Gjithë tollovia e madhe që u shemb rruga është një perversitet shumë i madh sepse këtu jemi në aksin e ri. Aksi i ri nuk është i ndërtuar këtu, gjurma është këtej nuk ka lidhje me atë atje. Kjo është një rrëshqitje e shkaktuar nga shirat”, u shpreh ai.

 

Në fund e mbylli duke thumbuar protestat e demokratëve.

“Gjithë ato çfarë bëhet në ato pocaqi protesta, që janë si jashtëderdhje njerëzore në bulevard, bëhet vetëm për fotografitë që prodhohen nga zjarret dhe nga dhuna për tu çuar nëpër botë. Për të thënë kjo është Shqipëria, mos shkoni në Shqipëri. Një tufë qorrash e kemi dhe këtë taksirat, nuk e zgjedhim dot kundërshtarin në demokraci. Shqipëria do shkojë atje ku duhet të shkojë. Do ta çojmë ne bashkë me të gjithë demokratët që e gjejnë rrugën. Kemi shumë demokratë që kanë ardhur”, tha Rama.  

Segmenti provizor prej 200-300 metrash dhe i paasfaltuar ndodhet në vendin e quajtur Arrat e Rrugës. Ai kalon përmes rrugës së vjetër të shembur e trasesë ku po punohej për Korridorin VIII dhe funksionon me sinjalistikë kantieri.

ARRSH ka thënë se rruga do të shtrohet kur të arrihet stabiliteti i shtresave të tokës. Qarkullimi në këtë devijim provizor do të kryhet derisa të ndërtohet rruga alternative 1.3 km. Kjo e fundit kërkon minimalisht 2 muaj kohë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:25
‘Kemi mallkimin e komunizmit që sjell vërdallë një tufë qorrash’, Rama: Shqipërinë do e çojmë aty ku e meriton, bashkë me demokratët që e gjejnë rrugën

Duke komentuar reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk mund të bëhet vendi ku rikthehet hija e komunizmit me fletërrufe dhe degjenerim të çdo njeriu rrugëve pa gjyq. Çdo proces në vendet demokratike, Rama tha se ka edhe prokurorin dhe gjykatësin, dhe në fund ka rëndësi ajo çfarë thotë arbitri.

Kryeministri ironizoi edhe Sali Berishën dhe partinë demokratike, ndonëse nuk i përmendi, duke thënë se kundërshtarët nuk i zgjedhin dot dhe se mallkimi i komunizmit sjell vërdallë një tufë qorrash.  Shefi i qeverisë tha se PS do ta çojë Shqipërinë atje ku e meriton të jetë, duke iu referuar integrimit në BE, bashkë me demokratët që e gjejnë rrugën dhe që i bashkohen PS.

“Nuk kemi pas ne drejtësi të pavarur, se po të kishim pas do ishte luftuar më parë në nivelet e larta problemi, a është gjithçka që thuhet, ashtu siç thuhet, jo. Shumëçka që thuhet nuk është ashtu siç thuhet dhe nuk është ashtu siç duket, prandaj proceset kudo në botën demokratike, kanë prokuror dhe gjykatës. Dhe është ajo që thotë arbitri në fund që ka rëndësi, nuk mund të bëhemi vendi ku rikthehet hija e komunizmit me fletërrufe dhe degjenerim të çdo njeriu rrugëve pa gjyq. Ne nuk mund të bëhemi dot ky vend, por sa kohë kemi mallkimin e komunizmit dhe historisë sonë, si hije e zezë që sjell vërdallë një tufë qorrash e kemi dhe këtë taksirat, nuk e zgjedhim dot kundërshtarin në demokraci. Do ti bëjmë gjërat që kemi për të bërë, Shqipëria nuk kthehet më pas, Shqipëria do shkojë atje ku duhet të shkojë. Do ta çojmë ne bashkë me të gjithë demokratët që e gjejnë rrugën. Kemi shumë demokratë që kanë ardhur”, tha Rama.  

Ora 15:03
‘Jashtëderdhje njerëzore në bulevard’, Rama ironizon PD: Me ato pocaqi protestash synojnë vetëm foto me zjarr e dhunë, t’i thonë botës mos ejani këtu

Kryeministri Edi Rama komentoi protestat e opozitës gjatë inspektimit të aksit provizor Librazhd-Prrenjas. Rama tha se nuk do të lejojnë që Shqipëria të bëjë hapa pas, ndërsa protestat e opozitës i quajti jashtëderdhje njerëzore në bulevard.

Sipas Ramës, qëllimi i opozitës me ato pocaqi protestash është vetëm të prodhojnë foto me zjarre e dhunë që të dalin nëpër botë dhe të thonë mos ejani në Shqipëri se ka korrupsion.  Por, kryeministri theksoi se korrupsioni po luftohet më shumë se çdo herë tjetër.

“Ne kemi plot arsye për tu kritikuar, unë vet mendoj se jam socialisti më i pakënaqur dhe pakënaqësia te socialistët është virtyt. Por, përtej gjërave që nuk shkojnë, tërësia e gjërave flet vetë. Ne nuk kemi për ta lejuar të na ndodhë përsëri ajo që u ka ndodh shqiptarëve shumë herë në histori, kur i janë afruar momentit për të marrë kthesën e madhe, janë ngatërruar me këmbët e tyre për shkak të shqiptarëve. Më të egrit armiq të shqiptarëve, janë shqiptarët. Gjithë ato çfarë bëhet në ato pocaqi protesta, që janë si jashtëderdhje njerëzore në bulevard, bëhet vetëm për fotografitë që prodhohen nga zjarret dhe nga dhuna për tu çuar nëpër botë. Për të thënë kjo është Shqipëria, mësoi shkoni në Shqipëri, mos bëni tur, mos investoni, mos besoni tek Shqipëria, se është e zhytur në korrupsion. Si qenka Shqipëria e zhytur në korrupsion, kur po luftohet më shumë se çdo herë tjetër, po të shohësh faktet sot që flasin, edhe rastet që trajtohen dhe që janë trajtuar janë 85% raste që i përkasin mandatit të parë dhe të dytë, dhe në të gjitha ato rastet 10 janë me akuzën e korrupsionit, shumë më ndryshe e vërteta nga sa tregohet. Patjetër që kemi problem me korrupsionin, por a po e lufton tjetër kush në rajon, siç po e luftojmë ne, askush”, tha Rama.

Ora 14:48
Rama habitet nga fjalët e sipërmarrëses: Do të të jap medalje, je e para që thua s’dua mbështetje! (VIDEO)

Gjatë inspektimit të segmentit provizor Librazhd-Prrenjas, kryeministri Rama zhvilloi edhe një bisedë me banorët mbi shqetësimet e tyre. Një prej tyre tha se biznesi i saj (bujtinë) nuk po arrin të zgjerohet pasi i thuhet se ndërhyn në Parkun e Shebenikut, por ndodhet larg.

Rama tha se biznesi mund të zgjerohet falë Paketës së Maleve duke ndjekur e respektuar parametrat. Ndërsa banorja tha se nuk i nevojitet mbështetje shtesë, Rama u habit dhe tha se do ta dekoronte me medalje.

“Do të të jap medalje se je shqiptari i parë që njoh unë dhe thotë nuk dua mbështetje. Të të jap një medalje për këtë punë se nuk e kisha takuar shqiptarin e parë që thotë s’dua mbështetje. Po pyesja veten pse je ulur vetëm, por s’do asnjë mbështetje. Aplikimin direkt te Këshilli Kombëtar i Territorit dhe do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen”, ia ktheu kryeministri.

Ora 14:35
‘Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH’, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili shoqëron kryeministrin Rama në inspektimin e aksit provizor Librazhd-Prrenjas, u tha banorëve se janë marrë të gjitha masat për t’iu rikthyer normalitetit. Lidhur me Korridorin VIII, ai tha se 33 kilometra janë kontraktuar nga ARRSH dhe s’ka pasur ndalesa në punime, veç aksit Librazhd-Prrenjas.

“E di që ju është krijuar një shqetësim për disa ditë të vazhdueshme. Janë marrë të gjitha masat që gjërat të vijojnë normalisht. Korridori VIII që njohim ne sot, është 33 kilometra i kontraktuar nga ARRSH. Ka 8 faza dhe nuk ka pasur asnjë ndalesë në punimet normale. Qytetarët mund ta konstatojnë që janë shtruar shtresat asfaltike në njërën korsi dhe do të vijojë në anën tjetër. E vetmja ndalesë ka qenë në këtë aksin këtu dhe do të vazhdojë derisa të ndërtohet rruga sekondare 1.3 kilometra. Ky është një korridor i rëndësishëm për lëvizjen dhe zhvillimin ekonomik. Të gjitha segmentet e tjera po ecin sipas fazave të afateve kontraktore”, tha Karakaçi.

Ora 14:30
Korridori VIII, Rama: Vendet e BE e refuzonin! Vepër shumë e madhe për t’u zhytur në baltë

Lidhur me projektin e Korridorit VIII, kryeministri Rama tha para banorëve të zonës pranë aksit Librazhd-Prrenjas se nuk ishte i pranuar prej BE. Ai tha se arsyeja ishte që kjo do ta bënte të financueshëm nga fondet e BE dhe vetëm me këmbëngulje, u arrit të kuptohej rëndësia strategjike. Rama tha se ky projekt është tepër i madh për t’u zhytur në baltë.

“Korridori VIII ka qenë prej kohësh i kuptuar dhe i deklaruar strategjik por nuk ka qenë i pranuar nga BE si një korridor europian. Arsyeja ka qenë se jo të gjitha vendet e BE e dëshironin këtë korridor dhe ka pasur gjithmonë refuzim nga ana e BE për ta përfshirë në korridoret europiane sepse përfshirja i jep një korridori vlerën si një aset i BE. Duke qenë aset i BE, bëhet i financueshëm nga fondet europiane ose që mund të merren nga organizatat financiare. Ka qenë puna, diplomacia jonë që në samitin e zhvilluar në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor ky korridor u fut në rrjetin europian. Natyrisht që duke u bërë kjo, jo vetëm u kuptua natyra strategjike  e tij, por edhe rëndësia. Lidhja me portin e Durrësit garanton një aks tjetër të lëvizjes së mallrave, më të shpejtë, me kosto më të ulët. Paralelisht, korridori duhet të ndërtohet edhe në vendet që i kemi ngjitur apo më pas, në RMV e Bullgari. Përpjekja jonë për një krah ushtarak do ta bëjë edhe më të rëndësishëm dhe do të rrisë në mënyrë të jashtëzakonshme vlerën e tij, pronës dhe impaktin ekonomik e social. Është vepër shumë e madhe për t’u zhytur në baltën e makinerisë që veç e prodhon”, tha Rama.

Ora 14:13
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: Jo nga korrupsioni, por nga natyra! Rrebesh balte, uragan gënjeshtrash nga të katra anët

Ndërsa iu drejtua banorëve të zonës, kryeministri Rama hodhi poshtë fjalët se shembja e aksit Librazhd-Prrenjas erdhi prej aferave korruptive. Ai theksoi para tyre se bëhet fjalë për një fenomen natyror, ndërsa u shprehu keqardhjen për situatën.

“Plagë e hapur që ka shkaktuar një rrebesh balte të jashtëzakonshëm të prodhuar nga makineria e baltës politike e mediatike që ka tundur 700 tenxheret me gjithfarë shpifjesh, akuzash e fantazish se me demek, u shemb rruga nga korrupsioni ndërkohë që është shumë e qartë që segmenti është i vjetër dhe rrëshqitja lidhet me një fenomen tërësisht natyror. Shpejtësia e gënjeshtrës është bërë shumë më e madhe, ndërkohë që e vërteta është në vështirësi shumë të madhe për shkak të vorbullave dhe uraganëve të gënjeshtrave që vijnë nga të katra anët na pasqyrat e telefonave dhe kanalet e medias. E vërteta në fund gjithmonë del dhe fiton. Duhet vetëm durim dhe këmbëngulje për të vazhduar drejt. Më vjen keq që gjëja ka ndodhur, ka shkaktuar shumë shqetësime dhe ka prishur ritmin e jetës për shumë banorë, por jemi këtu për të vënë qetësi për një kalendar pune dhe afatet e reja që i kemi vënë vetes”, tha Rama.

P.J/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selim: 07/03/2026 22:17

    Aq mashtrues eshte saqe harron ca ka thene ne kohen e Saliut kur u shembte njw rruge dytesore periferike tani kur shemben te vetat kurrgje pupupu

    Përgjigju
  • Or tej: 07/03/2026 20:43

    Dikur dilte ne tuta naten per te kontrolluar a po pastronin jevgjit rruget or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Gjykata ne Hage: 07/03/2026 15:52

    Me Kete ritem Rama do perfundoje si qen ne Hage dhe gjermanet dhe Belgjika kam frike se po ja bejne gati prazin! Ka rene Qeveria me kohe por Berisha ka frike se po iku Rama populli behet intelligent. Duhet Rama se ky popull budalla dhe skuth eshte ahaha

    Përgjigju
  • Jim: 07/03/2026 15:34

    Shume mire qe beni Rruge dhe ai qe punon kritikohet se ai qe spunon rri e fle gjume ! Desha tju kujtoj se kur do mbaroni rrugen per ne Shkoder dhe baypassin e Elbasanit qe kur del nga tunneli mos futemi ne Elbasan se na ha shume kohe please!

    Përgjigju
  • Fshatari: 07/03/2026 13:47

    Kendoni pwap kengen e bufit tani me saze se erdhi naltmadhnia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?