Muzeu i Louvre, një nga më të njohurit në botë është hapur sot sërish për vizitorët pas grevës të stafit, ditën e mërkurë.

Stafi i përbërë prej më shumë se 200 punonjës tha, se greva ishte organizuar në shenjë proteste kundër vjedhjeve të shumta nga grabitësit e xhepave brenda në muze.

Një zëdhënës i sindikatës SUD tha se punonjësit ishin përballë shpesh herë me grupe agresive xhepistash, ku pjesa më e madhe e tyre e përbërë nga adoloshentë.

Madje shumë prej tyre pasi janë arrestuar nga policia janë parë shpesh herë në muze, të cilët janë cilësuar si edhe të dhunshëm në momentin që kanë grabitur turistët.

Bordi drejtues i muzeut tha se kanë kërkuar më shumë asistencë nga policia në zgjidhjen e këtij problemi shqetësues.

Muzeu i Luvrit në Paris, është një nga muzetë më të mëdha dhe më të famshëm të botës dhe tërheq miliona vizitorë çdo vit.

Brenda këtij muzeu qëndron një thesar i artit që nga kohët e lashta deri në shekullin e 19.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)