Tregtarët e fruta-perimeve, bulmetit dhe peshkut në Kukës shesin çdo ditë në diell pa asnjë kusht higjeno-sanitar. Kjo mënyrë tregtimi vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore të këtij qyteti.
Tregu për të cilin u harxhuan miliona lekë ka dalë prej vitesh jashtë funksionit, ndërsa nga pushteti vendor është premtuar disa herë se do të ndërhyjë për të përmirësuar situatën e krijuar, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.
Ndërsa tregtarët vijojnë të shesin në rrugë e trotuare, shqetësim kryesor mbeten ushqimet të cilët konsumohen nga banorët, ku në shumë raste kanë përfunduar në spital si pasojë e helmimeve nga ushqimi.

Komento
Komente


Mban pergjegjesi per keto miliona te vjedhura,ku jane keto paliaço deputete si Alibeu,Nul Noka,qeni sigurimsit Edi Paloqja,ajo p********* Vokshi etjer etjere per keto hajnira qe jane bo ne tregun e Kuksit pse nuk ndigjohen por dalin e lehin e shpifin gjith diten ndaj qeverise RAMA.
Përgjigju