Kritiku i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Vladimir Kara-Murza është zhdukur në mënyrë të mistershme nga burgu ku po qëndronte.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur gruaja e tij. Sipas bashkëshortes se Marzas ai është marrë nga burgu në Siberi ku ishte i burgosur që nga shtatori dhe tani nuk dihet vendndodhja e tij.
Evgenia Kara-Murza për mes një postimi në "X" tha se burri i saj kishte qenë në izolim për katër muajt që ai kaloi në koloninë IK-6 në Omsk, raporton Associated Press.
Në të kaluarën, të burgosurit e dënuar janë zhdukur për periudha të gjata, ndërsa ata janë transferuar me hekurudhë dhe makinë burgu midis pikave të largëta të sistemit të burgjeve të Rusisë.
Kjo ndodhi në dhjetor edhe me liderin e opozitës, Alexei Navalny, i cili humbi kontaktet me familjen dhe avokatët e tij për gati tre javë, ndërsa u transferua në një koloni penale në Arktik.
Kara-Murza, i cili vuan nga një çrregullim nervor pasi i mbijetoi dy sulmeve me helm u burgos me 25 vjet prillin e kaluar për tradhti dhe përhapje të “informacionit të rremë” në lidhje me luftën ruse në Ukrainë. Ai i mohoi akuzat dhe tha se po përballej me një gjyq show.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione
27 Dhjetor, 08:16
-
Lufta në Ukrainë/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy
27 Dhjetor, 08:09
-
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan
27 Dhjetor, 07:41
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor, 17:52
-
Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare
26 Dhjetor, 17:14
-
Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani
26 Dhjetor, 15:09
-
Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat
26 Dhjetor, 08:46
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15