U hiqet patenta 9 'pilotëve' që po 'fluturonin' me makinë në Tiranë (VIDEO)

TIRANË- Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjegjshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i makinës me shpejtësi është i papranueshëm dhe vrastar. Policia ka vijuar kontrollet mbrëmë në aksin Sauk - Teg.

Radari ka kapur 'pilotët' që në kundërshtim me normat e lejuara lëviznin me shpejtësi 152 km/h - 162 km/h. Policia thotë se në 4 orë monitorim janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë vendosur 12 gjoba.

"Familja ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor" mbyllet apeli i policisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut