Një 24 vjeçar bleg është rrëzuar në Korçë teksa është hedhur me parashutën e tij në lagjen nr 4 në zonën e njohur si Mborje.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, kur Koen Fdhougt ka njoftuar policinë se është rrëzuar sapo është hedhur me parashutën e tij, por që fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime të mëdha në trup.
Menjëherë, 24 vjeçari i apasionuar pas parashutizmit është dërguar në spitalin e Korçës dhe po merr mjekimin e duhur, ndonëse gjendja e tij nuk është kritike.
Mësohet se 24 vjeçari Koen Fdhougt jeton në Tiranë dhe gjatë fundjaves ai kishte shkuar në Korçë për të shijuar reshjet e dëborës dhe për të shfrytëzuar terrenin për tu hedhur me parashutën e tij.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com