Punëtori i Portit të Bejrutit u gjet i gjallë pas 30 orëve që kanë kaluar nga shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin e Libanit.
Fotografia e Amin al-Zahed, ishte postuar në një faqe në "Instagram" kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, por u gjet në detin Mesdhe.
Amin al-Zahet
Pas shpërthimit katastrofik humbën jetën rreth 145 persona dhe mbetën të plagosur mijëra të tjerë. Ndërkohë që shumë persona kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Punëtori i Portit të Bejrutit, Amin al-Zahet.
Një foto e postuar në mediat sociale, tregon një burrë në kuvertën e një anijeje, i cili po mban një të plagosur, të larë në gjak. I plagosuri thuhet se është Amin al-Zahet, punëtori i portit.
Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.