HIMARË- Pushimet u kthyen në tragjedi në Himarë! Katër adoleshentë nga lagjia “Ali Demi” e Tiranës, të moshës 16-vjeç dhe 17-vjeç, shokë me njëri-tjetrin morën dy motorë uji me qira në plazhin e Llamanit dhe u hodhën në aventurë. Loja me “jetski” në det dhe shpejtësia çoi në tragjedinë e se martës.

Dy jetski-të u përplasën në det në hapur e për pasojë 16-vjeçari me iniciale K.Xh. mbeti i plagosur rëndë, me dëmtime në kokë. Sot mësohet nga Spitali i Traumës se 16-vjecari ndodhet në gjendje shumë të rëndë, në vdekje klinike. I plagosur mbeti dhe shoku i tij që ishte pasagjer në jetski, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa dy bashkëmoshatarët që ishin në motorin tjetër shpëtuan pa lëndime. Ata njoftuan pronarin që u kishte dhënë mjetet lundruese me qira, Renato Panajoti për të nxjerr nga deti të plagosurin.

Fillimisht adoleshentët që shpëtuan pa lëndime dhanë dëshmi të rreme, duke u përpjekur të fshehin ngjarjen. Ata i thanë policisë se miku i tyre u plagos pasi ra nga shkëmbi. Ngjarja u zbardh sot nga policia e Vlorës e cila bën të ditur se dy “jet-ski” janë përplasur gjatë manovrave te gabuara në det.

Në hetim për ngjarjen është 17-vjeçari me iniciale U.K. që drejtonte motorin e ujit, i cili dyshohet se u përplas me motorin që drejtonte miku i tij që mbeti i plagosur rëndë. Ai akuzohet për plagosje të rëndë nga pakujdesia. Po kështu po hetohet për shkelje të rregullave në punë, Renato Panajoti, pronari i mjeteve lundruese në Himarë. Deri në sqarimin e rrethanave është pezulluar aktiviteti i tij privat per dhenien me qira te mjeteve lundruese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:17
U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit në Himarë, 16-vjeçari në gjendje të rëndë

1692123448_vlore.jpg

16-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e 2 jet skive në plazhin e Llamanit, është në gjendje kritike për jetën.

Megjithëse u raportua fillimisht se 16-vjeçari ka ndërruar jetë, burime nga spitali i Traumës në Tiranë thanë për Report Tv, se i mituri është në reanimacion në gjendje kritike për jetën. Sipas mjekëve ai është në gjendje të pakthyeshme e se vetëm një mrekulli nga Zoti do të mund ta shpëtonte.

Ngjarja u regjistrua pasditen e 15 gushtit 2023, ndërsa 16 vjeçari K.XH u soll me helikopter në Tiranë nga ku mjekët konstatuan gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë 16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku i tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë janë future në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K

Ora 21:42
Përplasja me Jet ski e adoleshentëve në Himarë ku u plagos rëndë 16-vjeçari, policia: 2 persona nën hetim

Policia ka sqaruar ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në Himarë.

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur sot, në Llaman, ku aksidentalisht u dëmtua rëndë shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe u dëmtua lehtë shoku i tij shtetasi D. K., 17 vjeç, po nga Tirana, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për  shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.  

Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.

Nga hetimet ka rezultuar se:

Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë,  për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërteten.

Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje."

Ora 19:29
Në plazhin e Llamanit, 16 vjeçari u nxorr nga deti pa ndjenja dhe i gjakosur, pushuesit i dhanë ndihmën e parë

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Llamanit ditën e sotme, ku një djalë është nxjerrë nga deti pa ndjenja.

Në videot që qarkullon online dëshmitarët bëjnë me dije se kanë qenë dy shokë të cilët po bënin xhiro me motor deti, por disa minuta më pas, njëri prej tyre është nxjerrë nga deti pa ndjenja dhe i gjakosur.

Plazhistët mundohen t'i japin të riut ndihmën e parë. Më pas në vendngjarje. Adoleshenti është transportuar drejt spitalit me ambulancë.

Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti në det.

 

Ora 19:18
U përplasen me jet ski në Himarë, 16 vjeçari sillet në gjendje të rëndë tek Trauma, shoqërohet në polici pronari i jet skive

1692116627_vlore.jpg

Report TV mëson se 16 vjeçari ndodhet në gjëndje të rëndë tek spitali i Traumës i cili ka mbërritur rreth orës 19:00.

Mësohet se ai është në intubim.  Për shkak të gjëndjes së rëndë, në rrezik për jetën, adoleshenti nuk mund të futet as në operacion.

Mësohet se është shoqëruar në polici edhe pronari i jet skive.