Komentatori i njohur sportiv Kostandin Grillo vijon të kurohet në Turqi pas infektimit me COVID-19, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet që të jetë e rëndë.
Kurimi në Turqi ka kostot e veta dhe për këtë kolegët dhe miqtë e Kosta Grillos, kanë kërkuar ndihmë duke bërë apel për ndihmë. Kolegu i tij, gazetari Ervin Petraq Baku ka njoftuar se Grillo ka nevojë për ndihmë, pasi duhet t’i nënshtrohet një trajtimi të ri i cili është i kushtueshëm dhe familja e komentatorit e ka të pamundur ta përballojë.
"THIRRJE URGJENTE!!! Vëllai jonë KOSTA GRILLO ka shumë nevojë për ndihmën tuaj!!! Situata është kritike dhe do të aplikohet një trajtim i ri (stem cell) për ta kthyer vëllain tonë mes nesh. Mikrofoni i sportit po pret me padurim padronin e tij! Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk.
JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO!
Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:
Llogaria është në emër të:LEDIA GRILLO KASEM
Raiffeissen Bank
Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318
Çdo minutë vlen!!!", thuhet në postimin e Bakut.
Më 12 gusht Kosta Grillo u dërgua për mjekim të specializuar në Turqi në spitalin Memorial që është i specializuar për koronavirusin. Kosta Grillo përveçse komentator dhe gazetar prej vitesh është edhe menaxher futbollistësh. Grillo nuk ishte infektuar më parë me Covid dhe prej disa ditësh ka qenë i shtruar në një spital privat në Tiranë por me rëndimin e gjendjes u dërguar në Turqi.