U infektua me COVID-19, ndërron jetë 28-vjeçari nga Shkodra

U infektua me COVID-19, ndërron jetë 28-vjeçari nga Shkodra

Një 28-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë nga COVID-19 duke mos fituar dot betejën me virusin. 28-vjeçari ka qenë i shtruar te spitali COVID 2 "Shefqet Ndroqi" dhe punonte si elektricist në Shkodër.

Ka qenë vetë dega rajonale e OSHEE në Shkodër që ka bërë të ditur lajmin dhe ka shprehur ngushëllimet për kolegun dhe mikun e tyre.

"Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion. Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, A.Ç. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve. U prehtë në paqe", shkruan OSHEE në Shkodër.


Lajmi kryesor:

COVID-19 i merr jetën 28-vjeçarit nga Shkodra! Mbyllet çerdhja nr.42 në Tiranë, infektohet edukatorja dhe një punonjëse


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh