U internua pas arrestimit të të atit, ndahet nga jeta Kozara Kati! Dha kontribut në ngritjen e shoqërisë civile

U internua pas arrestimit të të atit, ndahet nga jeta Kozara Kati! Dha kontribut në ngritjen e shoqërisë civile

Kozara Kati

Kozara Kati, vajza e ish-ministrit të kohës së diktaturës Vasil Kati, që u internua për një kohë të gjatë pas arrestimit të të atit, është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare. Kati ishte pjesë e shoqërisë civile dhe zë i fuqishëm që i jepte shpresë brezave të rinj ndërsa dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e shoqërisë civile në vend.

Kozara Kati, ishte zëri i fortë i tre ditëve të protestës së madhe civile kundër ardhjes dhe asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri.

Ajo së bashku me të tjerë, qëndroi tre ditë me radhë në shesh, përballë kryeministrisë, derisa qeveria e re e Edi Ramës vendosi të dalë kundër kësaj nisme që ishte propozuar nga SHBA. Me një personalitet të fortë, me një vullnet të hekurt, me një vokacion të fuqishëm dhe me energji të pashtershme, Kozara Kati ishte e para në të gjitha nismat e përbashkëta të shoqërisë civile, duke fituar një vend të rëndësishëm në komunitet. Ajo ishte një nga drejtueset e para të shoqërisë civile në Shqipëri.

U angazhua për gati dy dekada me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, ndërsa vitet e fundit ishte anëtare dhe më pas kryetare e Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Kozara Kati do të përcillet ditën e nesërme në orën 11:00 për në banesën e fundit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë