Festa e Lag BaOmer është një nga ditët më të lumtura në kalendar për komunitetin ultra-ortodoks izraelit, festë e cila brenda sekondash u kthye në një nga tragjeditë më të këqija të vendit, ku të paktën 45 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Ndërkohë që e diela është shpallur një ditë zie kombëtare.
Izraeli ka nisur të shtunën përgatitjet për të varrosur besimtarët të cilët mbetën të vdekur në një qendër hebreje të pelegrinazhit.
Ceremonia e varrimit pritet të ndodhë pas perëndimit të diellit, që i jep fund ditës në të cilën hebrenjtë pushojnë. Një pjesë e viktimave janë varrosur të premten, vetëm disa orë pas raportimit për incidentin, ndërsa ka ende trupa që priten të merren nga familjarët.
Incidenti ka ndodhur pasi mijëra persona janë mbledhur në Malin Meron dhe afër varrit të rabinit Shimon Bar Yochai për të shënuar festën Lag BaOmer.
“Deri më tani, trupat e 32 viktimave të katastrofës në Meron janë identifikuar”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Izrael, të premten vonë, duke shtuar se 22 trupa janë liruar për t’u varrosur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se hetimet që do të nisin, do të sigurojnë që një tragjedi e tillë të mos ndodhë sërish.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Rripin e Gazës/ I dërguari amerikan për pengjet e cilëson si të dobishëm takimin me Hamasin
10 Mars, 15:40
-
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet ose do të përballeni me ferrin! Liderët të largohen menjëherë nga Gaza
6 Mars, 09:14
-
Skadoi afati i marrëveshjes/ Izraeli bllokon hyrjen e të gjithë ndihmave humanitare në Gaza
2 Mars, 11:13
-
Nuk raportohet për përparim lidhur me fazën e dytë të armëpushimit në Gaza
1 Mars, 17:17
-
SHBA 3 miliardë dollarë armatime për Izraelin
1 Mars, 08:00
-
Hamasi i dorëzon Izraelit trupat e 4 pengjeve në këmbim me lirimin e 620 palestinezëve të burgosur
27 Shkurt, 07:29
-
I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme: Presim që armëpushimi Izrael-Hamas të vazhdojë
23 Shkurt, 17:47
-
VIDEOLAJM/ Pengu izraelit puth militantët e Hamasit në ballë
23 Shkurt, 11:42
-
Hamasi liron 6 pengje izraelitë në këmbim me 602 të burgosur palestinezë
22 Shkurt, 12:11
-
Ushtria izraelite: Hamasi nuk dorëzoi trupat e pretenduar, pengjet nuk u vranë nga bombardimet tona
21 Shkurt, 15:08
-
Izrael/ Tre shpërthime bombash në autobusë në Tel Aviv, 2 të tjera nuk plasën! Nuk ka viktima, Policia: Sulm terrorist, kontrolle për të tjera!
20 Shkurt, 22:49
-
Hamasi premton lirimin këtë javë të 6 pengjeve, e dorëzimin e 4 trupave të pajetë
19 Shkurt, 07:10