Kaluan afatet e paraburgimit, GJKKO 'liron' Ndernjakun dhe Pjetrin, jep 'arrest shtëpie'! Por qëndrojnë në burg si të dënuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Kaluan afatet e paraburgimit, GJKKO 'liron' Ndernjakun dhe Pjetrin, jep 'arrest shtëpie'! Por qëndrojnë në burg si të dënuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Gjykata e Posaçme

Tiranë- Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për Genti alias Kili Ndërjakun në masën e sigurisë “arrest shtëpie” lidhur me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Gjjthashtu e njëjta masë u dha edhe për Julian Pjetrin, pasi GJKKO konstatoi humbjen e fuqisë së paraburgimit, për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit. Edhe në këtë rast, SPAK e GJKKO humbën kohën që të mbyllnin procesin, brenda afateve të përcaktuara të paraburgimit.

Por kjo masë mbetet thjesht çështje proceduriale, pasi dyshja në fjalë do vijojë të qëndrojë në burg, në kuadër të një procedimi tjetër penal.

Më 19 tetor, GJKKO dënoi 5 anëtarë të grupit kriminal që u përfshi në atentatin e Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut”, të cilët shpëtuan me lëndime të lehta, por mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja u dënua me 6 vite burg për veprën penale të sigurimit të kushteve për të kryer atentatin e 1 nëntorit 2019, grup i strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim i pronës me eksploziv.

Ndërkohë është shpallur i pafajshëm për sigurim kushtesh për të kryer vrasje për episodet para ngjarjes së Shkozetit, pasi nuk u provua me fakte. Për veprat e mësipërme penale, Ramazan Rraja u dënua me 22 vite e 2 muaj, në bashkim të dënimeve, atij iu dhanë 9 vite heqje lirie, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret me 1/3.

GJKKO vendosi gjithashtu të dënojë përfundimisht me 5 vite e 4 muaj Genti Ndërjakun, me nga 4 vite e 8 muaj secili u dënuan Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani, ndërkohë Julian Pjetri duhet të vuajë një dënim prej 4 vitesh e 4 muajsh. SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin.

Konkretisht për Ramzan Rrajën kishte kërkuar një vit më shumë nga sa vendosi gjykata, për Genti Ndërjakun GJKKO dha 8 muaj më pak vuajtje dënimi nga se kërkohej në pretencë, e gjithashtu edhe për të pandehurit e tjerë, dënimi ishte nga 4 deri në 8 muaj më i ulët se pretenca.

Sipas Prokurorisë së Posaçme këta shtetas nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen, e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen. Gjithashtu grupi kriminal, pas dështimit të objektivit, kanë siguruar kushte për të kryer vrasje edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019. Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi tjetër i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe me 35 vite burg Ariol Halili.

Vendimi i djeshëm i GJKKO-së dhe akuza ndaj Ndernjakut dhe Pjetrit

Vendimi është marrë ditën e djeshme nga gjyqtari Erjon Bani dhe u njoftua sot. Ndaj të dyshuarve kishte masë sigurimi “arrest me burg”, e vendosur prej muajit Korrik të vitit 2023.

Më 28 Tetor të dy kanë dorëzuar nëpërmjet avokatëve në GJKKO kërkesën për tejkalim të afateve të paraburgimit, teksa akuzoheshin për kryerjen e veprës penale të “trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Të dyshuarit theksonin se për hetimin e nisur më 18 Korrik 2023 vunë re: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit”. Për këtë qëllim ata kërkuan: “shuarjen e masës së sigurimit, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit”. Kërkesat e mësipërme janë bashkuar në një të vetme me vendim të ndërmjetëm.

Vendimi i GJKKO-së për ndryshimin e masës për një nga dosjet e Ndernjakut dhe Pjetrit

 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë