U kap duke drejtuar mjetin pa
patentë, policia dhunon 19 vjeçarin

Një 19-të vjeçar është kapur nga policia duke drejtuar mjetin e tij pa patentë, ndërkohë që efektivët e kanë dhunuar duke e bërë atë për spital.

Ky është pretendimi i familjarëve të 19 vjeçarit Kristjan Doçi i shtruar me urgjencë në spitalin rajonal, për shkak të goditjeve të marra.
 
Sipas familjarëve 19-të vjeçari ka marrë ndihmën e parë në spital dhe më pas është dërguar përsëri në mjediset e komisariatit të policisë, në mënyrë që të mos ekspozohej përpara mediave.
 
Në momentin që të afermit kanë shkuar në komisariat për ti çuar ushqimet, kanë marrë vesh se i afërmi i tyre ndodhej në urgjencë.

Sipas familjarëve i riu kishte shenja dhune në kokë ndërsa kishte pohuar se ishte goditur nga efektivët e policisë.

Nga ana tjetër bluzat e bardha kanë deklaruar se 19-të vjeçari ka patur disa gërvishtje në pjesën e kokës. 

Menjëherë pas ngritjes së këtij pretendimi, policia e Shkodrës përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ka thënë se qëndrimi për dhunimin e 19 vjeçarit nuk qëndron, duke mohuar kategorikisht ushtrimin e dhunës ndaj tij.

Policia saktëson se, i riu Kristjan Doçi është shoqëruar në spitalin e Shkodrës, pasi paraqiste probleme nervore, ndërkohë që shoqërimi në polici është bërë pasi ai ka goditur me mjetin e tij një efektiv të policisë rrugore që po kryente detyrën me motorrin e tij.

Ja njoftimi i policisë
Më datë 28.01.2016, shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, bënë  të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:Kristjan Doçaj, 19 vjeç banues në fshatin Grude e Re, Njesia Administrative Rrethina Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Shkodër ka lëshuar urdhër ndalimi me  shkresë me nr.1198/1,  datë 28.1.2016 në ngarkim të   shtetasit Kristian Doçaj i dyshuar për veprat penale të "Mosbindjes së urdhërit të punonjësit të policisë", "shkatërrim i pronës me mjete tjetra" dhe "drejtim mjeti pa dëshmi aftësie" vepra penale të parashikuara nga nenet 242,154 dhe 291 të Kodit Penal.
Pasi më datë 25.01.2016 duke drejtuar mjetin tip "Opel" me targë fallco SH 4914 E i pa pajisur me leje drejtimi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë dhe me mjetin e tij ka përplasur Punonjësin dhe motorrin e Policisë së Qarkullimit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër deklaron se në asnjë rast nuk ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit Kristjan Doçaj, siç pretendojnë familjarët e tij në media dhe veprimet e policisë kanë qenë konform ligjit edhe pse ky shtetas ka shfaqur sjellje agresive me punonjesit e Policisë të cilët kanë bërë ndalimin e tij.
Sipas diagnostifikimit nga mjeku rezultoi se ky shtetas vuante nga disa çrregullime nervore, pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër për këtë shkak.



Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit! Ja 5 mashtrimet e tij

Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit! Ja 5 mashtrimet e tij