U kap duke folur në telefon 
shoferi-policit: A bëhet ndonjë gjë?

Policia Rrugore ka vijuar me zbatimin e planit të masave për parandalimin e aksidenteve dhe të rritjes së sigurisë rrugore në të gjithë vendin. Vetëm gjatë kësaj fundjave, policia rrugore ka vendosur 5114 masa administrative duke arrestuar në flagrancë 27 drejtues automjetesh, 3 pa leje drejtimi dhe 24 në gjendje të dehur.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë vendin, policia ka pezulluar 148 leje drejtimi, 35 për alkool, 67 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 46 për kalim të semaforit me të kuqe.

Gjithashtu, Drejtoria e Policisë Rrugore njofton se janë vendosur 790 masa administrative për mosvendosje rrip sigurimi, 209 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse si dhe 736 masa për shpejtësi/parakalime të gabuara.

Ky operacion vazhdon në rang vendi, ndërsa ende mbetet problem respektimi i vijave të bardha, semaforit dhe kufizimet e shpejtësisë në zonat urbane ku shoferët kryejnë shkelje që sjellin aksidente me pasoja.

Në një video të publikuar nga policia rrugore, shihet sesi një drejtues automjeti tenton të korruptojë një efektiv të policisë rrugore. Efektivi i rrugores e ndalon drejtuesin e mjetin duke i komunikuar një gjobë 1500 lekë për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit. Shoferi tenton të korruptoje efektivin, duke e pyetur "a bëhet ndonjë gjë", por përgjigjja e efektivit të rrugores ishte e qartë, "do paguani gjobën zotëri".
 

Redaksia online
Al.Ç/Shqiptarja.com
 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq