U kap duke shkatërruar një makinë në orët e para të mëngjesit, policia i gjen drogë dhe 2 thika në çantë (EMRI)

U kap duke shkatërruar një makinë në orët e para të mëngjesit, policia i gjen drogë dhe 2 thika në çantë (EMRI)

Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Deivis Guma ka rënë në prangat e policisë pasi rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm është kapur duke goditur me sende të forta një automjet tip BMW në lagjen '18 Shtatori' në Gjirokastër. Ndërkohë që gjatë kontrollit në çantën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike dhe 2 thika.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale 'Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike' dhe' Shkatërrimi prone'.

Nën hetim është vënë edhe Haki Basho banues në fshatin Lazarat pasi rezulton se ka qenë qiramarrës i një parcele ku janë gjetur të kultivuara bimë narkotike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh