U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, në pranga 59-vjeçari në Vorë

Një 59-vjeçar u arrestua në Vorë pasi policia e kapi në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm.

59-vjeçari H.A., banues në Durrës, u kap në Vorë teksa transportonte 14 emigrantët në një automjet. 14 emigrantët po procedohen penalisht edhe për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Policia sekuestroi një automjet, dy aparate celulare dhe 1500 € që dyshohet se i janë dhënë 59-vjeçarit nga emigrantët për t’iu kaluar kufirin.

 “Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me një automjet, 14 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Australian Open/ Novak Djokovic reziston vetëm një set, eliminohet në gjysmëfinale pas dëmtimit! Tifozët e fërshëllejnë

Australian Open/ Novak Djokovic reziston vetëm një set, eliminohet në gjysmëfinale pas dëmtimit! Tifozët e fërshëllejnë