U kap duke transportuar 17 kg drogë në Francë, dënohet me 8 muaj burg shqiptari! Ngre supet në gjykatë: Nuk di frëngjisht

U kap duke transportuar 17 kg drogë në Francë, dënohet me 8 muaj burg shqiptari! Ngre supet në gjykatë: Nuk di frëngjisht

Një 34 vjeçar nga Shqipëria, i identifikuar si Antonio H, është dënuar në Francë me 8 muaj burg dhe 28 mijë euro gjobë për trafikimin e 17 kilogramëve kanabis.

Antonio H, ka pranuar akuzat para gjyqtarëve të gjykatës së Senlisit këtë të mërkurë, ku vazhdimisht ngrinte supet pasi nuk fliste dot as frëngjisht. Pavarësisht prezencës së përkthyesit, 34 vjeçari këmbëngulte duke bërë të paditurin.

Prokurori kishte kërkuar një gjobë prej 85 mijë euro, pra përllogaritja e çmimit të rishitjes së kanabisit, por u vendos që të gjobitej me 28 mijë euro.

Të hënën e kaluar, 34-vjeçari shqiptar u pikas nga policia kufitare e Nogent-sur-Oise, në autostradën A1, në drejtimin Paris-Lille. Në automjetin e tij Volksëagen Passat u zbuluan 25 pako kanabis, shkruan Le Parisien.

Antonio H. thjesht shpjegoi se kishte mbërritur nga Spanja, ku dy persona i kanë ngarkuar porosinë për transportimin e mallit për në Belgjikë. 35-vjeçari refuzoi të japë emra, ndërsa u justifikua po e kryente këtë porosi duke qenë se e kishte të vështirë të gjente punë dhe do të paguhej 2500 euro.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital