Një 37-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Shkodrës, pasi u kap duke transportuar me kamion 10 m3 dru për zjarr, të prera në mënyrë të kundërligjshme.
Nga kontrollet e kryera për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në Shkodër policia ka goditur një rast të prerjes së kundërligjshme të druve për zjarr.
Një 37-vjeçari është kapur në fshatin Meselim, duke transportuar me kamion, 10 m3 dru për zjarr, të prera në mënyrë të kundërligjshme
Për pasojë është vënë nën hetim autori i dyshuar i këtij rasti, 37-vjeçari me iniciale M. Gj, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Sasia e druve dhe kamioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.