U kap duke transportuar kokainë, shpallet i pafajshëm ish efektivi i RENEA-s! Fajin e merr përsipër Ded Nimani , i dënuar edhe më parë për trafik droge
Ded Nimani dhe Ish efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi
TIRANË-Ish efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, për veprën e trafikimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Ai u arrestua së bashku me dy të tjerë Ded Nimani dhe Luan Gaçi, në momentin e transportit të 1 kg kokainë pas ditësh që ishin në vëzhgim.
Por gjykata ka vendosur ta lërë të lirë ish efektivin e RENEA-s Xhulio Liçi dhe Luan Gaçin pasi nuk kishte prova kundër tyre , ndërsa është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg ndaj Ded Nimanit, i cili ka marrë përsipër trafikun e lëndës narkotike dhe se ish efektivi dhe personi tjetër nuk kishin dijeni për lëndën narkotike por çdo gjë ishte organizuar prej tij.
Xhulio Liçi, 28 vjeç nga Fieri, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ded Nimani, 62 vjeç i dënuar më parë për trafikim droge dhe kishte vetëm një vit që ishte liruar dhe Luan Gaçi, 43 vjeç u arrestuan më 14 maj 2021 pasi u kapën me 1 kg e 88 gramë kokainë.
Sipas policisë kokaina blihej nga 3 të arrestuarit në sasi 1-2 kg dhe më pas shitej në zona të ndryshme të Tiranës. Arrestimi i tij erdhi pasi SHÇBA kishte marrë informacion për veprimtarinë e paligjshme të efektivit të RENEA-s dhe prej ditësh kishte lajmëruar strukturat përkatëse dhe ishin nën mbikëqyrje të tij. Ai është arrestuar në flagrancë së bashku me 2 trafikantët e drogës, në momentin që po transportonin kokainë.
Si ndodhi arrestimi? Në orën 11:12 në aksin rrugor Tiranë-Durrës në rrugën e vjetër në Ndroq, në ambientet e jashtme të një lokali, policia gjeti të parkuar automjetin Benz me targa AA463TO që drejtohej nga Luan Gaçi dhe më pas afrohet një mjet tjetër tip po Benz me targa AB 892 BZ, me drejtues efektivin Xhuljo Liçi dhe pasagjer ishte Ded Nimani. Liçi e Nimani dalin nga automjeti duke shkuar tek bagazhi i makinës së tyre dhe ndërkohë u afrohet edhe Luan Gaçi. Pasi hap bagazhin e makinës me të cilën po udhëtonte, efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi nxjerr një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmas transparent që ishte Kokainë mbi të cilën shkruhej BARON. Në momentin që ndërhyn policia, Liçi rrëzon nga dora kokainën, e cila bie në tokë.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1551
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja SKY ECC/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
27 Dhjetor, 16:15
-
Si duket Shqipëria në pritje të Vitit të Ri 2025! ‘Report TV’ sjell pamje nga sheshet kryesore
27 Dhjetor, 15:32
-
Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)
27 Dhjetor, 14:48
-
Trafiku i rënduar në Tiranë/ Eksperti në Report Tv: Duhet plan i studiuar! Disa akse si rruga e Dibrës të bëhen me një sens
27 Dhjetor, 14:36
-
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla
27 Dhjetor, 14:09
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Kush i dha ‘anonimit’ informacione konfidenciale të Aviacionit Civil për të sulmuar Erjon Veliajn? SPAK: Po hetojmë për korrupsion dhe fshehje pasurie
27 Dhjetor, 13:17
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor, 08:55
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë
26 Dhjetor, 16:04
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
Vend e vendime të çuditshme.Leku bo magji thonë.për 15 grom akuzë trrafik,prodhim,shitje narkotikësh në bashkpunim rrezikohej nga 7 deri në 15 vjet burg.15 grom o milet.përfundimi dënim 5 vjet për 15 grom ky miku me kilennë dor del i pafajshëm.rrespekte drrejtsia për fukarenjt
PërgjigjuCojeni prape te Renea te bej ndonje transport tjeter se i duhen leket qe te paguaj ate qe e nxorri
PërgjigjuEshte cmenduri, si mund te dali i pafajshem nje person qe eshte kapur me droge ne dore sipas komunikates se dhene fillimisht nga policia. Spak ta hetoje kete vendim te paligjshem
PërgjigjuMe pako ne dore me shenja gishterinjsh i pafajshem?? Vend cudirash jemi.