Kokaina shitej në Tiranë, efektivi i RENEA-s u kap me drogë në dorë! Pamjet dhe dinamika e arrestimit të tij dhe 2 trafikantëve, prej ditësh nën vëzhgim

Një efektiv i forcave RENEA, është arrestuar pasi është kapur me 1 kg e 88 gramë kokainë. Në pranga ka rënë efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi, 28 vjeç nga Fieri, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ded Nimani, 62 vjeç i dënuar më parë për trafikim droge dhe kishte vetëm një vit që ishte liruar dhe Luan Gaçi, 43 vjeç.

Efektivi i forcave RENEA, Liçi jo vetëm që ishte posedues i kokainës, por vepronte edhe si mburojë e 2 trafikantëve të tjerë të cilët kishin mundësi të lëviznin të lirë për trafikun e drogës, në mburojën e një efektivi policie.  Sipas policisë kokaina blihej nga 3 të arrestuarit në sasi 1-2 kg dhe më pas shitej në zona të ndryshme të Tiranës.

Arrestimi i tij erdhi pasi SHÇBA kishte marrë informacion për veprimtarinë e paligjshme të efektivit të RENEA-s dhe prej ditësh kishte lajmëruar strukturat përkatëse dhe ishin nën mbikëqyrje të tij. Ai është arrestuar në flagrancë së bashku me 2 trafikantët e drogës, në momentin që po transportonin kokainë.

Si ndodhi arrestimi? Në orën 11:12 në aksin rrugor Tiranë-Durrës në rrugën e vjetër në Ndroq, në ambientet e jashtme të një lokali, policia gjeti të parkuar automjetin Benz me targa AA463TO që drejtohej nga Luan Gaçi dhe më pas afrohet një mjet tjetër tip po Benz me targa AB 892 BZ, me drejtues efektivin Xhuljo Liçi dhe pasagjer ishte Ded Nimani.  Liçi e Nimani dalin nga automjeti duke shkuar tek bagazhi i makinës së tyre dhe ndërkohë u afrohet edhe Luan Gaçi. Pasi hap bagazhin e makinës me të cilën po udhëtonte, efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi nxjerr një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmas transparent që ishte Kokainë mbi të cilën shkruhej BARON. Në momentin që ndërhyn policia, Liçi rrëzon nga dora kokainën, e cila bie në tokë.

Pikërisht shkrimi BARON mbi drogë ka bërë që edhe operacioni i policisë të mbante të njëjtin emër.

Aktualisht policia ka sekuestruar telefonat e tyre të arrestuarve, të cilëve do iu kontrollohen edhe kontaktet dhe thirrjet e tyre të kryera  për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të përfshirëve të tjerë në trafik. Gjithashtu policia është duke zhvilluar kontrolle edhe në banesat e policit të RENEA-s dhe 2 trafikantëve.

Hetimet pritet të shtrihen jo vetën në Shqipëri, por dhe jashtë vendit për të mësuar se nga ka ardhur kokaina dhe se si ka mbërritur ajo deri në Tiranë, ku dhe u sekuestrua.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
FOTO/ U kapën në flagrancë me mbi 1 kg kokainë, kush është bashkëpunëtori i policit të RENEA-s! U arrestua disa muaj pasi kishte dalë nga burgu

1621018918_page001.jpg

62-vjeçari i arrestuar, Ded Nimani

"Report TV" ka siguruar foto të Ded Nimanit, 62-vjeçarit Ded Nimani që u arrestua sot në Tiranë, së bashku me policin e RENEA-s, Xhulio Liçi dhe personin tjetër Luan Gaçi, të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike. Ded Nimani rezulton person me precedent të mëparshëm penal, ndërsa kishte më pak se një vit që kishte dalë nga burgu, i dënuar për drogë

Ata u kapën në rrugën e Ndroqit, ndërsa bëhet me dije se së bashku blinin kokainë në sasinë 1 deri në 2 kilogramë dhe më pas e shisnin atë në zona të ndryshme në Tiranë.

Ora 21:01
Detajet, si u arrestua efektivi dhe 2 trafikantët! Kokaina u soll nga polici, mbi të shkruhej BARON

Report Tv ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen se si u zbulua dhe u sekuestrua kokaina dhe u arrestuan efektivi i RENEA-s dhe 2 trafikantët.

Droga u kap në aksin Durrës - Tiranë, rruga e vjetër e Ndroqit, në një bar kafe, ku makina tip ‘Benz’ me targa AB892BZ me drejtues efektivin Xhuljo Liçi dhe pasagjer Ded Niman, 62 vjeç i dënuar më parë për trafik droge kanë parkuar makinë pranë këtij lokali, ku i priste me makinën tip ‘Benz’ me targa AA463TO me drejtues Luan Gaçi, 43 vjeç.

Xhuljo Liçi dhe Ded Nimani dalin nga automjeti duke shkuar për tek bagazhi i mjetit të tyre dhe ndërkohë u afrohet Luan Gaçi. Pasi afrohen te tre personat hapin bagazhin e automjetit dhe Xhuljo Lici ka nxjerre nje pako ne forme drejtkendore e mbeshtjelle me celofon plastik (Plasmas) trasparent ku brenda saj dyshohej se kishte lende narkotike te llojit "Kokaine" dhe po e mbante ne dore ne prezence te shtetasit Ded Nimani dhe Luan Gaçi duke biseduar me ta. Sapo ka ndërhyrë policia efektivi i RENEA-s ka hedhur pakon e kokainë mbi të cilën shkruhet BARON. Pako kishte peshën e 1 kg e 88 gramë. 

Pakoja me lëndë narkotike mbante mbishkrimin “Baron”, çfarë ka çuar deri në kodimin e operacionit i policisë në këtë emër.

Ora 20:44
Arrestimi i efektivit të RENEA-s, Policia jep detaje për operacionin: Ishin nën vëzhgim, blinin kokainë dhe e shisnin në zona të ndryshme në Tiranë

1621018381_arrstimi.jpg

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e efektivit të RENEA-s, Xhulio Liçi, 28 vjeç nga Fieri, i akuzuar për shpërndarje droge, ndërsa po ashtu ranë në pranga edhe dy persona të tjerë, Luan Gaçi dhe Ded Nimani, ky i fundit person me precedent të mëparshëm të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Këtyre personave iu sekuestrua 1 kilogramë e 88 gramë lëndë narkotike kokainë, ndërsa policia bën me dije se ata blinin lëndë narkotike në sasi 1 deri në 2 kilogramë,  dhe më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Ata u mbajtën nën vëzhgim nga policia, pas informacioneve të marra, ndërsa u arerstuan në flagrancë në aksin rrugor  Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i  kaluan Prokurorisë  së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim", njofton Policia.

 

Ora 20:03
Me muskuj dhe i palestruar, kush është efektivi i RENEA-s, që u kap me 1 kg kokainë në Tiranë

1621015346_page001.jpg

Xhulio Liçi

Report Tv ka mundur të sigurojë foton e efektivit të RENEA-s, i cili u kap me 1 kilogram kokainë së bashku me 2 trafikantët në Tiranë. Xhulio Liçi, 28 vjeç nga Fieri.

Ai u arrestua në flagrancë pasi prej ditësh ishte në vëzhgim nga policia e Tiranës.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiponjat: 14/05/2021 21:13

    Ky eshte nji nga te shumtit efektive te Policise qe sherbejne ne aktivitete kriminale part ose full time. Ka plot efektive te forcave speciale qofte policore ose ushtarake qe sherbejne ne skuadra vrasesish me pagese, gjobvenie, kercenime dhe shume vepra te tjera penale. Me gjithe kto vrasje "perfekte" qe po ndodhin, askush nuk ka marre guximin te skedoje ose te mbledhe informacion nga sherbimet sekrete mbi shume efektive qe kane lidhje me krimin. Pra rasti ktij qe na njollos uniformen eshte nje nder shume rastet qe qendrojne "nen hije"

    Përgjigju
    • Vlorë: 14/05/2021 23:16

      Je i saktë vëlla. Respekte

  • Cami pusmezinit vlore: 14/05/2021 20:50

    Pse talleni uo zëmra. Ne Vlore ishte oficeri i anti-droges se qarkut me nje kryemafioz si viktima qe vdiq.Ju thoni per kete qe akoma s'ka shtepi se aq rroge mer ne kazermat e dh*era te policisë

    Përgjigju
    • Tata: 15/05/2021 09:14

      fukaralleku ste ben kriminel,ka me universitet djem qe punojne kamariera e rrojne me nder,por nuk shesin vdekjen apo nderin e njeriut. Mjaft me justifikime. Krimineli eshte kriminel e denohet me dore te hekurt

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!