Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Kavajë në kuadër të operacionit policor të koduar “Houses.

Ai u kap nga efektivët e policisë, sapo kishte vjedhur 5 ora dhe 3 unaza në një banesë tjetër. Më 1 shkurt, 25-vjeçari kishte tentuar të vidhte në dy banesa në fshatin Blerimaj

I riu nga Saranda ka qenë dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Finalizohet operacioni i koduar “Houses”, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve.

Më 1 shkurt, tentoi të vidhte në 2 banesa, kapet menjëherë sapo kishte vjedhur disa aksesorë, 5 ora dhe 3 unaza në një banesë tjetër, 25-vjeçari.

25-vjeçari, banues në Sarandë, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Sekuestrohen aksesorët e vjedhur (5 ora dhe 3 unaza).

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë finalizuan operacionin e koduar “Houses”, si rezultat i të cilit u zbardhën tri vjedhje/tentativa për vjedhje në banesa.

Gjithashtu, u kap menjëherë pas kryerjes së një vjedhjeje, dje, në një banesë në lagjen nr. 2, shtetasi G. D., 25 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, dje, ka tentuar të vjedhë edhe në 2 banesa, në fshatin Blerimaj.

Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 25-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.