I ikën me vrap policisë në Tiranë, por kapet me armë zjarri dhe pa patentë, 19-vjeçari kërkohej në Kosovë, tentoi të vriste doktorin

19-vjeçari nga Kosova, i cili u arrestua ditën e sotme pasi u kap pa leje drejtimi dhe me armë zjarri me vete, në fakt është në kërkim edhe nga autoritete e Kosovës. Uranik Agushi, 19 vjeç, nga Kosova u ndalua nga policia në Tiranë, për kontrollin e dokumentacionit, por në atë moment ai ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur në kohë. Gjatë kontrollit atij iu gjet edhe një armë zjarri me vete.

Pas verifikimeve rezultoi se 19-vjeçari ishte person në kërkim nga Kosova, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Agushi në muajin shtator 2020, në një spital në Prishtinë, ka goditur me thikë në tentativë për ta vrarë një doktor të spitalit, duke e plagosur rëndë.

Pritet që 19-vjeçari të ekstradohet në Kosovë për vuajtjen e dënimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 30/01/2021 21:15

    Ne kosove duhet ekstraduar pasi te ket vuajtur denimin e arme mbatjes pa leje dhe pa patent

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)