Gjykata e Lartë e departamentit të Antioquia ka konfirmuar dënimin me tetë vjet burg ndaj ish-futbollistit kolumbian Diego León Osorio.
Ai u arrestua më 13 prill 2023 në aeroportin José María Córdova në Rionegro (Kolumbia veriperëndimore), ndërsa po përpiqej të udhëtonte për në Madrid me rreth 1 kilogramë kokainë.
Sipas mediave të huaja, 21 majin e kaluar, Osorio, 54 vjeç, u dënua në shkallë të parë. Ky vendim u kundërshtua nga mbrojtja por pak orë më parë Gjykata konfirmoi dënimin:
“Gjatë kontrollit të bagazheve është gjetur e fshehur në shtrojat e katër palë këpucëve tenisi afërsisht një kilogram kokainë’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Osorio ishte një nga yjet e kombëtares kolumbiane në vitet 1990 së bashku me Carlos ‘El Pibe’ Valderrama dhe René Higuita.
Ai ishte arrestuar tashmë në të njëjtin aeroport në vitin 2016 dhe, tre vjet më vonë, ai u dënua gjithashtu për shkelje të ligjeve të trafikut, si dhe për prodhimin dhe tregtimin e drogës.
Në vitin 2002 ai dyshohet se negocioi 40 kilogramë kokainë me agjentë të fshehtë të DEA në Miami, Florida.