U kap me 13 pako kokainë, pas dënimit shqiptari rrezikon deportimin nga Anglia (Emri)

U kap me 13 pako kokainë, pas dënimit shqiptari rrezikon deportimin nga Anglia (Emri)

Shqiptari Flamur Lamaj

Një emigrantë shqiptar ilegal që u ndalua nga policia për shitje kokaine është burgosur dhe rrezikon deportimin nga Anglia.

Sipas mediave të huaja, shqiptari Flamur Lamaj doli para Gjykatës së Kurorës së Northampton mëngjesin e së premtes (23 gusht) duke pranuar akuzat.

Gjykata dëgjoi se ai u ndalua në The Headlands, Northampton më 12 korrik të këtij viti dhe policia gjeti 13 pako kokaine, 50 £ cash dhe mesazhe telefonike që e lidhnin atë me tregtinë e organizuar të kokainës.

Gjykata dëgjoi se ai nuk kishte dënime të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, por policia nuk ishte në gjendje të përcaktonte nëse ai kishte një precedent penal në vendin e tij.

Nëse Lamaj do të dënohet me më shumë se 12 muaj burg, atëherë Sekretari i Shtetit do të urdhëronte dëbimin e tij pasi të kishte kryer dënimin e tij me burg.

21-vjeçari nuk ka adresë në Mbretërinë e Bashkuar, i ka dhënë policisë një emër të rremë, nuk kishte leje të qëndronte apo të punonte dhe autoritetet nuk kishin asnjë gjurmë të tij. Ai u tha oficerëve se i jepnin 500 £ në javë për të trafikuar drogë.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot