VIDEO/ U kap me 1,6 kg kokainë në Bolzano, shikoni se ku e kishte fshehur shqiptari kokainën! Parfumoi dhe makinën për të ngatërruar qenin antidrogë

Bolzano- Pak ditë pas arrestimit (31 Gusht) të një emigranti shqiptar rezident në Breshia, me 1,6 kg kokainë me vlerë tregu mbi 50 mijë euro, Guardia di Finanza përveç detajeve të aksionit publikoi edhe pamjet.

I dyshuari jo vetëm kishte spërkatur makinën e tij “Golf” brenda me parfum për të çorientuar qentë antidrogë të policisë, por kishte ndërtuar edhe një dhomë të fshehtë në pjesën e bagazhit të mjetit. Nervozizmi i shqiptarit ndihmoi më shumë oficerët që të këmbëngulnin në kontroll në operacionin që u kodua "Twenty" (lajm i publikuar dje nga Shqiptarja.com).

Oficerët e patën të vështirë ta zbulonin, por pas insistimit të qenit zbuluan një çelës të vogël që futej diku në një vrimë poshtë tapicerisë dhe të çonte te dhoma e fshehtë ku ndodheshin dy blloqet e kokainës, të mbështjella me natriban të kuq dhe të bardhë.

Kaq mjaftoi që shqiptari të prangosej dhe të nxirrej para gjykatës, teksa ndodhet i izoluar në paraburgim. I dyshuari ishte banues prej shumë vitesh në provincën e Breshias, teksa dje (3 Shtator), policia ndau edhe detajet e aksionit.

Guardia di Finanza po heton edhe për rrjetin e bashkëpunëtorëve.

Qeni antidrogë i GdF duke kontrolluar me nuhatje mjetin

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur