Itali/ Po trafikonte 1,6 kg kokainë me makinë, arrestohet shqiptari! Kishte spërkatur sediljet me parfum për të ngatërruar qentë policorë, dhomë sekrete për drogën

Itali/ Po trafikonte 1,6 kg kokainë me makinë, arrestohet shqiptari! Kishte spërkatur sediljet me parfum për të ngatërruar qentë policorë, dhomë sekrete për drogën

Kokaina e kapur nga Guardia di Finanza

Bolzano- Një emigrant shqiptar, prej vitesh rezident në provincën e Breshias, u arrestua nga karabinierët dhe Guardia di Finanza e Bolzanos, teksa u kap duke qarkulluar me makinë, me sasinë 1.6 kg kokainë të fshehur në një dhomë sekrete brenda makinës.

I dyshuari, siç raporton ANSA, u ndalua nga një patrullë pranë qendrës tregtare “Twenty”, gjatë një kontrolli të zakonshëm, teksa nuk ishte në gjendje të shpjegonte me bindje arsyen e pranisë së tij në Bolzano dhe u shfaq nervoz.

Me precedentë penalë të vegjël të mëparshëm, i dyshuari të cilit s'u identifikua mosha dhe gjeneralitetet, u tha policëve se do vizitonte një nga prindërit, por nuk ishte bindës.

Për më tepër, një kontroll i shpejtë i pjesës së brendshme të makinës tregoi se sediljet ishin spërkatur me parfum, një dredhi që përdoret shpesh për të ngatërruar hundën e qenve që nuhasin drogën.

Duke kontrolluar ndarjen e bagazhit, oficerët gjetën një objekt metalik të zgjatur të fshehur nën tapiceri të makinës, i cili më vonë doli të ishte një "çelës" i vërtetë, i cili, i futur në një vrimë të vogël në një pjesë anësore, aktivizoi një pajisje mekanike që jepte akses për një fund të dyfishtë.

Në këtë moment, efektivët dalluan dy pako droge, të cilat kur iu nënshtruan analizave paraprake, rezultuan se ishin kokainë, me peshë afërsisht 1.6 kg dhe vlerë tregu mbi 50 mijë euro.

Shqiptari, emri i të cilin nuk u publikua, u prangos menjëherë dhe ndodhet i izoluar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë dhe hetimeve të mëtejshme, teksa po hetohet edhe për rrjetin e bashkëpunëtorëve.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim