U kap me 3 kg kokainë në Angli, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e 3 pasurive të Fatjon Dautit, 'krahut të armatosur’ të Berishës! Shkallmoi derën e PD më 2021

Kukës- Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit Fatjon Dauti, i arrestuar në Londër për “trafik droge” dhe “pastrim parash” dhe i njohur si 'krahu i armatosur i ish-kryeministrit Sali Berisha, që sulmoi dhunshëm dhe u filmua teksa shkallmonte me shkelma derën e selisë së PD-së, në rebelimin e 21 Dhjetorit 2021, në betejën brenda vetë partisë, teksa zhvillohej protesta e radhës e fraksionit të "Rithemelimit".

Kërkesa e Prokurorisë bën fjalë për 3 pasuri; një apartament, njësi tregtare dhe një sipërfaqe truall.

I njohur si një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Dauti është arrestuar në Angli me 3 kg kokainë dhe pjesëmarrje në aktivitet kriminal, teksa ka qenë i akuzuar dhe arrestuar për tentativë vrasjeje gjithashtu.

Prokuroria konfirmoi nisjen e procesit hetimor dhe dorëzimin e kërkesës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

1726831354_fatjondautaj.jpg

Momenti kur Fatjon Dauti thyen derën e selisë së PD

Gjithashtu në kërkesë përfshihen edhe të afërmit e Dautit, me veprën penale “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

“Dauti ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës, për veprën penale të “vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli, për veprën penale “trafik droge” dhe “pastrim parash”, njofton prokuroria.

Më datë 6 Shtator 2013, në makinën e tij janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 5 Mars 2014 i janë gjetur 64450 paund, që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës. Ai thirrej edhe me nofkën "B9" dhe cilësohej person me rrezikshmëri të lartë.

“Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19 Shtator 2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive”, sqarohet nga organi i akuzës.

Pasuritë janë si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 100m2;
- Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2
- Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën