Një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij anglez, janë dënuar në total me 17 vite e 6 muaj burg si të përfshirë në trafikun e kokainës në Londër.
Ervis Zylfi, 24 vjeç banues në veri të Londrës, u dënua me 7 vite e 6 muaj burg pasi pranoi akuzat, si i përfshirë në trafikun e kokainës dhe pastrim parash.
Ndërsa anglezi Andrew Knox, 46 vjeç do të dënohej me 10 vite burg.
Andrew Knox
Ata u arrestuan gjatë një operacioni policor organizuar komanda e krimeve serioze në policinë metropolitane të Londrës, në zonën Enfield në veri të kryeqytetit britanik me 3 Korrik 2018 tek sap o ndodhte shkëmbimi kokainës.
Momenti që Ervis Zylfi hapi bagazhin e makinës dhe po nxirrte sasisë e kokainës, për t'ia dhënë Andrew Knox u gjetën të rrethuar nga oficerët e policisë të cilët i kishin nën survejim dhe i arrestuan.
Ervis Zylfi
Gjatë kontrollit të makinës u gjetën 38 kile kokaine dhe disa telefona celularë.
Policia thotë se kjo sasi kokaine nëse shitej në rrugë kapte vlerën e 3 milion stërlina. Ndërkohë Ervis Zylfit iu gjetën edhe më pas sekuestruan edhe 35.000 stërlina cash.