Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge në kryeqytetin italian, në Romë. Sipas mediave italiane mësohet se 31-vjeçari ishte një person që nuk kishte një banesë fikse në kryeqytetin italian ndërsa akuzohet për posedim të lëndëve narkotike dhe shitje.
Bëhet e ditur se karabinierët dyshuan kur e panë shqiptarin që po fliste me disa nigerianë dhe vendosën që ta ndiqnin atë. Mediat italiane informojnë se në qendrën e strehimit të azilantëve dhe emigrantëve, 31 vjeçari u fut me një çantë në dorë.
Nga kontrollohet e kryera rezultoi se ai mbante të fshehur në bagazhin e makinës 4 kilogramë marijuanë të ndarë në pjesë e të mbështjellë me natriban.
Dyshimet praprake të policisë, janë se brenda qendrës së strehimit të azilantëve gjendet një apo disa persona, të cilët kishin bërë porosinë për lëndën narkotike tek 31 vjeçari.