Drejtësia shqiptare vazhdon të prodhojë skandale në lidhje me personat e përfshirë në kultivim e trafik droge. Ishte Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ajo e cila pak javë më parë i dha lirinë Rakip Arapajt të prangosur si posedues të 5 ton kanabis në Llakatund të Vlorës.

Këtë vendim e apeloi prokuroria dhe më 31 tetor 2017, siç dhe shihni në vendimin e siguruar nga Report Tv, Apeli i Vlorës e ka rikthyer në qeli Arapajn. Por pas këtij vendimi rezulton se Rakip Arapaj është arratisur nga banesa ku ishte lënë me masë sigurie dhe nga ai moment nuk gjendet më.

agim arapi
(Vendimi i Apelit Vlorë për rikthimin në qeli të Arapaj)
 

Për kapjen e Arapajt janë angazhuar policia e Vlorës dhe është njoftuar Interpol, ndërsa dyshohet se ai ka lënë Shqipërinë ilegalisht duke u arratisur.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com