U kap me 522 mijë euro të padeklaruara në Durrës, burg për 32-vjeçarin! Avokati: Vijnë nga bizneset familjare dhe puna në Itali

DURRËS- Elidon Çela, i cili u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit është lënë në burg. Ndërkohë dy shoferët e tij, Dritan Kamberi dhe Anold Cankja janë liruar nga akuzat. Avokati Gramoz Lika ka deklaruar se eurot e kapura në port vijnë nga bizneset familjare si edhe nga puna 27 vitesh në Itali.

“Ai po i sillte nga Italia se i ka fitim të 27 viteve. Ka biznes atje, ka punë të ndryshme atje, ka punuar në Itali, ka shitur, ka blerë. Shoferi kishte pretendime se ka pushtetarë tha që ia vjedhin shtetit dhe nuk i lë njeri në burg, 4 mln euro, jo të më lërë mua në burg për 520 mijë euro që i kam të miat”, tha avokati i Çelës për mediat.

Report Tv zbardhi edhe dëshminë që ka dhënë 32-vjeçari para togave të zeza një ditë më parë. Çela ka deklaruar se paratë ishin të tijat dhe se i kishte vendosur në autobuz për të shmangur ndonjë grabitje. Ai ka treguar para hetuesve se për këtë sasi parash nuk i ka thënë asnjë personi dhe sipas tij i ka fituar nga të ardhurat e tij dhe të familjes që jetojnë dhe punojnë prej 27 vitesh në Itali. 32-vjeçari ka thënë se paratë do t’i investonte në Shqipëri, pasi kishte blerë dhe fara gruri dhe do të merrte toka me qira për të mbjellë grurë, pasi merret dhe me aktivitet bujqësor në Shqipëri.

Dritan Kamberi dhe Anold Cankja, janë shoferë dhe kishte pak pak kohë që 32-vjeçari i kishte marrë në punë në firmën e tij e cila është e licencuar për transport ndërkombëtar udhëtaresh dhe është i linjës Padova-Lushnjë. Subjekti është "Celagron Buon Aventura’ firma është në administrimin e tij.

Dritan Kamberi dhe Anold Cankja kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për shumën e parave të fshehura në autobuz dhe se këtë autobuz pasi kanë mbërritur në Itali e kanë parkuar tek ambientet e shtetasit Elidon Çela për rreth 3 ditë dhe e kanë marrë vetëm në udhëtim si na vajtje ashtu dhe në kthim.

Pasditen e 21 tetorit, u kapën 522 mijë euro të fshehura në një autobus në zonën e kondicionerit. Paratë ishin të futura në qese marketi dhe u zbuluan nga gjurma e zezë e lënë në skaner dhe u arrestua Elidon Çela, 32 vjeç, drejtues dhe pronar i autobusit me targë AB 633 FZ, pjesë e Agjencisë së Transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Bashkë me të, policia arrestoi dhe 2 ndihmës shoferët e tij, Dritan Kamberi, 36 vjeç dhe Anold Cankja, 32 vjeç.

Autobusi që po transportonte 522 mijë euro cash ka hyrë nga porti i Barit në vendin tonë, por rezulton se ka përshkruar një itinerar duke ndaluar në disa qytete të Italisë. Policia kishte marrë informacione në rrugë operative ndaj përveç kontrollit me skaner, agjentët ndërhynë fizikisht në autobus, ku gjetën 6 qese plastike me 522 mijë euro me prerje nga 5 euro deri në 100-dëshe. Aktualisht në kuadër të këtij hetimi janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe kontrabandës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dilaver Kociu: 25/10/2022 12:32

    Keto jane para kotrbande dhe duhen sekuestruar. Nese i ka para biznesi, duhet ti kishte sjelle me banke! Nese eshte familje bisnesmenesh ne Itali, dhe ben kete veprim, i bie qe ska paguar taksa ne Itali. Po ti kish paguar taksat do paguante dhe 300 euro komision bankar dhe i sillte ne Shqiperi ne forme te rregullt. Problemi qendron se ky shoku, i ka prish pune policise, se Policia po merret vete me transportin e parave te pista nga Shtetet Europiane per ne Shqiperi me komision 20%. Sepse do miratohet Amnistia apo jo?! E shikoni pra qe s'ka pasur krisma kot!?

    Përgjigju
  • Arber: 25/10/2022 10:08

    Ky nuk duhet burgosur. Parate ia kane mbajtur. Shune shume, duhej ti vihej nje byzylyk elektronik ne kembe, per te kontrolluar levizjet e tij Edhe per ata qe kapen duke vjedhur energji nuk duhet te kete burg. Nderpretja e energjise dhe vendosja e nje gjobe do te ishin te mjaftueshme. Keshtu te pakten ndodh ketu ne BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?