Itali-Policia italiane ka arrestuar në zonën e Perugia një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, me precedent penal, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.
Ai u ndalua teksa po udhëtonte me makinë në rrugën E45 në kryqëzimin Ponte Felcino. Si pasojë e kontrollit fizik dhe kontrollit në makinën dhe banesën e tij oficerët i gjetën 586 doza kokainë me një peshë totale prej 310 gramë, një shumë prej 9200 eurosh cash që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës, raporton Ansa.
44-vjeçari me urdhër të Autoritetit Gjyqësor është shoqëruar në burgun Perugia Capanne, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua.

Komente

