Endrit Demiri, avokati i arrestuar me një arsenal armësh në fshatin Pëllumbas të Tiranës, nuk ka mundur të nxjerrë vetveten nga qelia. Sot gjykata e Tiranës, vendosi të lerë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Endrit Demirin, i cili u ndalua nga policia e kryeqytetit në 20 mars 2020. Vendimi për Demirin u dha nga treshja e gjyqtarëve, Gramoz Levanaj, Artur Gaxha dhe Flutura Skënderi.

Endrit Demirit 47 vjeç, banues në Tiranë, iu sekuestruan nga forcat e policisë 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehra dhe një jelek antiplumb si i Policisë. Prokurori i çështjes, i kërkoi trupit gjykues caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Demirin, pasi sipas tij, gjatë një operacioni policor uniformat blu gjetën dhe sekuestruar në dy banesat e Demirit, në Tiranë dhe fshatin Pëllumbas, një arsenal të tërë me armë. Mësohet se Demiri ishte pjesë e grupit “Ilirians Albania” në Tiranë.