PËRMET- Një 35-vjeçar me iniciale A.M. nga fshati Nikollarë i Skraparit është vënë në prangat e policisë pasi u kap me një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë.
Ai u vu në prangat e Policisë së Përmetit, pas informacioneve nga banorët e zonës.
"Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", njofton policia.