U kap me armë zjarri në makinë, policia arreston 46-vjeçarin në Tiranë, në shtëpi iu gjet pushkë e kallashnikov

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri në makinë.

Arrestimi i P.D u bë në rrugën “Altin Basha”, pasi gjatë kontrollit në automjetin të cilin drejtonte iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e 46-vjeçar, në rrugën "Thoma Koxhaj", u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla