Të gjitha femrat që panë serialin “I infiltruari” e dashuruan aktorin e njohur Çagatay Ulusoy, në rolin e Sarp. Para pak kohësh u përhap lajmi se Ulusoy u kap me drogë, por aktori deklaroi se nuk e konsumonte vetë kështu që ujërat u qetësuan.
Gjithsesi kemi një lajm të keq për të gjitha fanset e tij. Çagatay nuk po e gjen më kënaqësinë tek aktrimi, por ka gjetur një pasion tjetër, artin e qeramikës. “Haberturk” shkruan se aktori do e kthejë shtëpinë e tij në një punishte qeramike dhe ta zhvillojë si biznes këtë art për të cilin po merr mësime për ndërtimin e vazove.
Kështu që kush dëshiron ta takojë nga afër të shkojë të blejë vazo qeramike nga ‘Sarp’.