U kap me pistoletë në Bllok e mashtroi në Vlorë, gjykatat caktojnë arrest shtëpie për presidentin e Turbinës

Gjykata e Tiranës ka dhënë 'arrest shtëpie' për presidentin e Turbinës (Cërrikut), Gentian Gjokën, për veprën penale armëmbajtje pa leje. Ndërkohë Gjykata e Vlorës, për Gjokën ka dhënë të njëjtën masë sigurie për shkak se presidenti i Turbinës akuzohej për mashtrim. Masa për Gjokën është dhënë ditën e shtunë në Tiranë dhe Vlorë.

Presidenti i ekipit të futbollit të Turbinës së Cërrikut, Gentian Gjoka 45-vjeç me origjinë nga Vlora është arrestuar mbrëmjen e 19-dhjetorit  në zonën e Bllokut, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë. Operacioni sipas policisë u bë pas informacioneve nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri. 

Më pas nga verifikimet rezultoi se Gjoka ishte i shpallur në kërkim për llogari të policisë së Vlorës për mashtrim. Edhe pse në kërkim ai lëvizte i qetë dhe madje i armatosur në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shteti: 23/12/2019 12:24

    E pra se po na benit tu prokuponim.....tani eshte cdo gje e qart.burg te perjetshem kush shet lule dielli

    Përgjigju
  • Populli: 23/12/2019 11:48

    Bravo bravo kjo eshte drejtesia qe po presim. Te kapet i armatosur dhe te denohet me arrest ne shtepi. Ku eshte SPAKU? Si mundet qe nje kriminel ne vend qe ta mbyllin me shtate dryna e cojne ne shtepi jo nje por dy gjykata?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb