Një 36-vjeçar u arrestua pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje në banesën e tij, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë i ati. Pas sinjalizimit se i riu kishte armë, policia nisi kontrollin në banesën e 36-vjeçarit, në fshatin Çidhën.
Nga kontrolli u gjetën të fshehura një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ra Elvis Tola, 36 vjeç, banues në fshatin Çidhën, njësia Administrative Arras, Dibër, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. T., 67 vjeç, babai i të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.