U kap me arsenal armësh dhe ‘shtëpi bari’ në Shijak, lihet në burg 46-vjeçari: Kanabisi jo për grupet kriminale, lekët i dua për operacion! Armët i kam nga viti '97

DURRËS- Është caktuar masa "arrest me burg" për Fredi Krasniqin, i cili u arrestua pasi u kap me ‘shtëpi bari’ në Durrës. Gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa ka siguruar dëshminë e 46-vjeçarit gjatë marrjes në pyetje. Mësohet se Krasniqi ka mohuar se armët dhe kanabisin e kultivonte për llogari të grupeve kriminale.

Sa i takon armëve, Krasniqi ka deklaruar se i ka ruajtur që prej trazirave të vitit 1997. Ndërsa për kanabisin, 46-vjeçari ka deklaruar se e kishte mbjellë pasi i duhej që të fitonte para shpejt për shkak se nuk ka mundësi për të paguar një ndërhyrje kirurgjikale.  

“Armët i kam ruajtur që prej kohës së trazirave që përkon me vitet 97’ dhe i kam ruajtur që në atë periudhë brenda një muri të dyfishtë. Bimët narkotike i kam mbjellë për të përfituar para të shpejta për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për t’ia arritur. Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk mund ta përballoj koston në formë tjetër. Çdo impiant që është vendosur në shtëpi, është bërë nga unë dhe nuk ka financuar asnjë grup kriminal”, ka dëshmuar Fredi Krasniqi.

Pas seancës gjyqësore, avokati i tij mbrojtës Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë e për këtë arsye i kërkuan gjykatës një masë më të lehtë, “arrest shtëpie”, gjë që nuk u pranua. Ashtu si klienti i tij, edhe avokati Ndrejaj deklaroi se arsenali i armëve i sekuestruar i përket vitit 1997 dhe Krasniqi po priste një amnisti për t’i dorëzuar ato në polici dhe se ishte lehtësisht e verifikueshme që objektet ishin prej kohësh në këtë godinë pa u prekur. Avokati Ndrejaj përjashtoi mundësinë e implikimit në këtë çështje të vëllait tjetër Selman Krasniqi, i cili është shpallur në kërkim prej disa ditësh dhe ende nuk është bërë i mundur ndalimi i tij nga ana e policisë, pasi ky i fundit ndodhet jashtë shteti.

Ndër të tjera i pyetur nga gazetarët në lidhje me investimin që kishte kryer Krasniqi në banesën e tij për kultivimin e kokainës, vlera e së cilës arrin 20 mijë euro dhe faktin që Fredi Krasniqit i duheshin të ardhura për operacionin që duhej të kryente, avokati deklaroi se paratë e investuara në këtë laborator, ishin një shumë e pakonsiderueshme dhe se operacioni kushtonte më shumë.

Hetuesit kanë dyshime të forta se pas këtij aktiviteti është i përfshirë një grup i strukturuar kriminal që operon në këtë zonë. Mësohet se janë të paktën 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë grup, të cilët po mbahen në vëzhgim, identiteti i të cilëve mbahet i fshehtë për shkak të hetimeve.

Burime të Report Tv nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar aparatet celular të të arrestuarit Fredi Krasniqi për të zbërthyer komunikimet e tij, për të shkuar drejt zbulimit të persona të tjerë të përfshirë si pjesë e grupit. Gjithashtu, armët e gjetura brenda banesës janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale dhe shpresat e hetuesve janë fokusuar tek përgjigjet e ekspertizës. Selman Krasniqi, vëllai i të arrestuarit Fredi Krasniqi, i cili është shpallur në kërkim, sipas sistemit TIMS, rezulton të jetë në Itali. Sipas policisë ai ka qenë ndërmjetësi për të gjetur tregun e shitjes.

Si ishte përshtatur vila për kultivim kanabisi
Burime nga policia bëjnë me dije se ‘shtëpia e barit’ kishte kohë që ishte ndërtuar dhe ishte me teknologji moderne. Çdo bimë kishte dritën e vet dhe termostat për gradim temperature. Po ashtu dritaret ishin të mbyllura me gips që të ruhej temperatura e duhur. Energjinë elektrike e kishin marrë direkt në një kabinë 150 m larg banesës dhe kablli ishte i gjithi nëntokë. Ishte lidhje e paligjshme. Ndërkohë që funksiononte edhe lidhja legale.

Në katin e tretë dhe të katërt të një vile trekatëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës. 

Çfarë u sekuestrua në 'shtëpinë e barit'
444 rrënjë kanabis
222 llamba elektrike
Pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike
10 kallashnikovë
1 pushkë
1 automatik shars
Granata dore
1 hark luftarak
1 jelek anti-plumb
1 palë dylbi
Municion luftarak

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
U kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh, avokati i Fredi Krasniqit: Është invalid, paratë i donte për ndërhyrje kirugjikale! Armët ishin harruar nga familjarët

 

Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg Fredi Krasniqin, i arrestuar pasi u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak.  Në përfundim të seancës, avokati i tij mbrojtës Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë dhe kërkuan zbutje të masës por që nuk u pranua.

Ashtu si klienti i tij, edhe avokati Ndrejaj deklaroi se arsenali i armëve i sekuestruar i përket vitit 1997 dhe Krasniqi po priste një amnisti për t’i dorëzuar ato në polici dhe se ishte lehtësisht e verifikueshme që objektet ishin prej kohësh në këtë godinë pa u prekur.

 “Është invalid dhe shkaku që e ka shtyrë janë kushtet ekonomike se duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, të cilën e ka pasur të pamundur ndër vite për ta bërë. Në ambientet e banesës ka mbjellë disa bimë. Ndërhyrja kirurgjikale është më tepër se 40 mijë euro.

Armët janë që nga 1997 në një shtëpi të braktisur në bodrumin e saj. Armët ishin të pluhurosura dhe të harruara nga familjarët”, tha avokati.

Ora 11:06
U kap me arsenal armësh dhe ‘shtëpi bari’ në Shijak, lihet në burg 46-vjeçari, avokati: Kanabisin e kishte për operimin që do kryente

1674727673_1674722184shijak.jpg

Fadil Krasniqi, 46-vjeç është lënë në burg pasi u  kap me arsenal armësh dhe shtëpi bari në Shijak. Ai është shprehur para hetuesve se paratë që do përftonte nga laboratori i drogës për të përftuar para më shpejt për një operacion.

Edhe avokati, Aleksandër Ndrejaj u shpreh në të njëjtën linjë.

"Klienti im është invalid, prandaj kishte ndërtuar këtë “laborator”, për të nxjerrë shpenzimet për një operim qe duhet të kryente. Ndërhyrja kirurgjikale kushton më tepër.  Në lidhje me armët kanë mbetur që nga 97’ dhe nga kontrolli ato arme janë të pluhurosura dhe kjo është konfirmuar."- tha avokati. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë