Durrës/Iu gjetën arsenal armësh të fshehura brenda 'Land Roverit', burg pa afat për 53-vjeçarin nga Kosova

Gjykata e shkallës se parë Durrës, me gjyqtare Nurieta Tafa ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një periudhë pa afat për Selman Lajçin, 53-vjeçari nga Kosova që u arrestua në portin e Durrësit pasi iu gjetën të fshehura në mjetin e tij disa armë që po tentonte t’i fuste në Shqipëri.

Mësohet se 53-vjeçari ka paraqitur para trupit gjykues disa dokumentacione lidhur me armët e gjetura që u sekuestruan. Konkretisht, Lajçi ka paraqitur faturat e blerjes në Zvicër. Ka paraqitur një leje të lëshuar nga autoritetet zvicerane për t’i transportuar armët në të gjitha vendet e BE, gjë e cila përjashton Shqipërinë, pasi nuk është një vend i bashkimit evropian. 

Lajçi ka paraqitur edhe një autorizim nga shteti kosovar që të mund ti sjellë këto armë në Kosovë, sikurse ka deklaruar dhe më herët se merret me aktivitete të tilla si :poligone,me qitje,me gjueti etj. Të gjitha këto nuk janë marrë parasysh nga gjyqtarja dhe prokurori i çështjes Bledar Bejko.

Selman Lajçi nga Kosova, 53 vjeç, i cili jetonte në Zvicër u arrestua më 8 dhjetor pasi tentoi të fuste armë në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Ai u vu në pranga pasi u kap me shotgun, snajper e pistoletë në makinë teksa vinte me traget nga porti i Anconës, Itali dhe po futej në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë në brendësi të makinës së tij tip “Land Rover”me tarag zvicerane u gjetën një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, të cilat i kishte fshehur brenda dyerve të mjetit. Para efektivëve të policisë ai ka dëshmuar se është i apasionuar pas koleksionimit dhe përdorimit për gjueti të armëve të zjarrit.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë