U kap me snajper në makinë, gjykata e Tiranës dënon me 7.9 vite burg ish efektivin e RENEA-s Remal Rada

U kap me snajper në makinë, gjykata e Tiranës dënon me 7.9 vite burg ish efektivin e RENEA-s Remal Rada

Remal Rada dhe arma model 'Sniper' me të cilën u arrestua

Gjykata e Tiranës dënoi sot me 7 vite e 9 muaj burg, ish-efektin e forcave RENEA, Remal Rada i cili u kap me një arsenal armësh në makinë në zonën e Saukut, i shoqëruar nga Elton Hithi një 28-vjeçar nga Laknasi me precedent të mëparshëm penalë. Ky i fundit u dënua nga Gjykata e Tiranës me 5 vite burg. 

Ish efektivi i RENEA-s, Rada u arrestua më 26 korrik 2022, së bashku me shokun e tij, Hithi teksa lëvizin me makinë në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Ish-efektivi i RENEA duket se ishte përgatitur për një vrasje, pasi në makinë kishte snajper të modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra, pistoleta, karikatorë e dylbi, por akuza nuk faktoi ndonjë shënjestër të mundshme.

Remal Rada, i kthyer së fundi nga Anglia, dhe i larguar nga RENEA në vitin 2022, në automjet, kishte dhe dokument policie dhe një pult për mbulimin dhe ndërrimin e targave të automjetit.

Ish-efektivi dhe miku i tij u dënuan për armëmbajtje pa leje dhe mbajtjen pa të drejtë të uniformës. Armët, një pjesë e të cilave u gjetën edhe në banesën e ish-efektivit, në atë kohë u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, por nuk u faktua nëse ishin përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun