Urim Meta, 46-vjeçari i arrestuar një ditë më parë me 4 kallëpe tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë në rrugën e fshatit Shëngjergj pranoi para hetuesve të Komisariatit nr. 4 se është i përfshirë në trafikun e armëve.
Ai tha se është marr me trafik pasi kishte nevojë për para për një shtesë që kishte planifikuar të bënte në banesën e tij. Po ashtu Meta deklaroi se kishte marrë 400 euro paradhënie, dhe pasi t’i dorëzonte në Maqedoninë e Veriut, do të merrte pjesën tjetër.
Ai u tha hetuesve se porosinë e ka marrë nga ndërmjetës dhe nuk e di se kush është personi që do i merrte në Maqedoninë e Veriut, ku 46-vjeçari do t’i çonte me makinë.
Armët dhe municionet do të shiteshin për 4 mijë euro, ndërsa kallëpet e tritolit nga 500 euro secili. Hetuesit kanë dyshime se është i përfshirë dhe në episode të tjera në trafikimin e armëve dhe të kallëpeve të tritolit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











