Më 14 shtator në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendoset kalimi për gjykim i dosjes së Fredi Belerit, i cili është nën akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri u kap duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë 2 ditë para zgjedhjeve, ndërsa është nën masën ‘arrest me burg’ që prej momentit të arrestimit.
Fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë Himarë, ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë për t’u liruar që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatë të Lartë Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet. Në seancën e 14 shtatorit pritet të jetë i pranishëm edhe vetë Fredi Beleri.
Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politikë.
Në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i kërkon kryeministrit Rama që t’i shpjegojë se cili ligj nuk e lejon të betohet në qeli, duke i përmendur precedentë të mëparshëm. Edhe Beleri në një linjë me qeverinë greke thotë se mbahet në burg politikisht dhe se nuk ka folur kurrë për helenizimin e Himarës.
Nga ana tjetër kryeministri Rama ka nënvizuar se kjo nuk është çështje e qeverisë shqiptare, por autoriteteve të drejtësisë.
-
Greqia një nga superfuqitë botërore nuk liron dot një Bejler. Si ka mundësi? Duro dhe pak nja dy tre vjet se do të nxjerrin e sigurtë, vetëm mos trego kush t'i dha evrot.
Përgjigju-
Çfare superfuqie është greqia, ajo eshte në borxh der ne fyt. Jeton me para borxh nga EU. Aty lereni qenin mos e lëshoni at kriminel.
-
-
FREE FREE FREDI...
Përgjigju-
PIRDH FREE,PIRDH FREE PIRDH FREE DHE NE FUND PIRDH FREDI TE NGROHESH DHOMEN OSE ZYREN ....
-
pirdh pirdh se lirohesh
-
Do marre ka... free ne burg pa merak.
-









Komente
Komento