U kap në Shqipëri, Rusia kërkon ekstradimin e luftëtarit të ISIS-it

U kap në Shqipëri, Rusia kërkon ekstradimin e luftëtarit të ISIS-it

Rusia ka dërguar në Shqipëri kërkesën për ekstradimin e një shtetasi Rus, Rasul Miklaev i kapur pak ditë më parë në Shqipëri. Rasul Miklaev, pritet të dalë para gjykatës së Durrësit në datën 29 gusht 2019, ku prokuroria e këtij qyteti do kërkojë ekstradimin e tij në Rusi, vend në të cilin është dënuar për akuzën e terrorizmit. Rasul Miklaev është ndaluar në muajin Korrik në Shqipëri, pasi kishte hyrë nga greqia. Sipas të dhënave ai ka qëndruar në një kamp refugjatësh në Greqi dhe territorin shqiptar e ka përdorur si transit për të kaluar në Itali dhe vende të ndryshme të Evropës. Ka të dhëna se Rasul Miklaev ishte luftëtar i organizatës teroriste ISIS në Siri dhe Irak. Në përballjen e parë me gjykatën e Durrësit ku ju caktuar masa e sigurisë arrest në burg 40 ditor, Rasul Miklaev tha se: “…unë krijova një organizatë për të mbledhur ndihma për viktimat  luftës në Siri, nuk jam terrorist. Mos më dorëzoni në Rusi se më rrezikohet jeta…!”.

Por informacionet tregojnë se Rasul Miklaev është pjesë e grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Ansëar, pjesë e shtetit islamik ISIS. Por provat tregojnë se 34-vjeçari që qëndroi për 11 muaj në këtë dhomë të qendrës se Kareçit ka udhëtuar në vitin 2013 nga Rusia në Turqi dhe mandej në Siri, ku në qytetin Kharitan i është bashkuar njësisë së armatosur të organizatës terroriste. Rasul Miklaev, 34 vjeç, një person i kërkuar si terrorist prezantohej përpara stafit të Kareçit si Diego Maradona. Vetë stafi dhe punonjësit e policisë kufitare ia kishin vendosur emrin X,ndërsa njëkohësisht të huaj dhe agjentët e antiterrorit të bindur se bëhej fjalë për një terrorist, vazhdonin të komunikonin me ndërkombëtaret dhe tu kërkonin shenjat e gishtave. Ajo që e tradhtoi Rasul Mislaev nuk ishte karakteri i tij i çuditshëm apo fakti që qëndronte i mënjanuar nga të tjerët, por e tradhtoi një telefonatë, një telefonate e cila i çoi autoritet shqiptare në një komunikim të vazhdueshëm me Rusinë, që nga ana e saj konfirmoi se ky shtetas ishte me kartelën “Red notice”. Rasul Miklaev për 11 muaj ka dhënë disa identitete  dhe identifikimi i tij ka angazhuar disa agjenci ligjzbatuese dhe inteligjente.

Kur ai mbërriti në Shqipëri verën e 2018 së bashku me një grup emigrantesh që vinin nga lufta, ai u shtir si një person që as dëgjonte dhe as fliste. Por  roli i tij mori fund pikërisht këtu në qendrën e mbyllur të Kareçit, pas intervistimit dhe dyshimit se në fakt nuk bëhej fjale për një person që përpiqej t’i shpëtonte luftës, por behej fjale për një person të rrezikshëm dhe terrorist. Për këtë arsye për 11 muaj me radhë, ai u mbaj nën vëzhgim por edhe u pyet shpesh dhe u thye dhe vendosi të flasë, por sidoqoftë ai asnjëherë nuk e tha emrin e tij të vërtetë dhe as identitetin. Madje edhe të tjerë të ardhur nga vendet e luftës që vazhdojnë të mbahen në qendrën e Kareçit, nuk e njohin me emrin e tij, por me identitetin që ai është prezantuar. “Ah Diegoo! Diego ka ikur”, shprehet një nga personat e strehuar në qendrën e Kareçit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor: 27/08/2019 18:45

    Aman largojeni nga shqiperia se kena hallet tona ne ky na mungonte

    Përgjigju
    • Bledi: 28/08/2019 08:28

      Mos u tremb se shteti jot ska fort te kundershtoj as kosoven e jo me Rusin..

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë

Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë